“Hiqi duart po të them”- Egla Ceno provokon Meriton Mjekiqin, i “përkëdhel” fytyrën: Zemra tetës ti, kush të ka lënë këtu?! Ndërhyjnë banorët

Mar 25, 2024 | 14:12
SHPËRNDAJE

Një debat me tone të larta dhe provokime ka ndodhur mes Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos në BBV, ku kjo e fundit e ka prekur moderatorin në fytyrë, ndërsa ai i thoshte të hiqte duart.

meriton egla perkedhelje

Përplasja mes tyre ka nisur pasi Meritoni e thërriste Eglën ‘teta’, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aktores.

Egla më pas ka “nisur ta përkëdhel” Meritonin në faqe, duke i thënë “zemra e tetës, ne kështu i kapin kalamajtë në shenjë dashurie”.

Në debat ka ndërhyrë edhe Ilnisa, e cila e ka ofenduar Eglën me fjalë të rënda, ndërsa i thoshte “o e mjerë, o lojtare e dobët, o turp i shoqërisë”

Pjesë nga debati:

Meritoni: Mos më kap prek fytyrën..

Egla: Je bebush për mua. Se ne kështu u bëjm kalamajve, se më the teta. Zemra tetës ti..

Meritoni: Hiqe dorën po të them..

Egla: Po ta bëj në mënyrë konfienciale, zemra tetës, mos më thirr teta. Mos më thirr teta, kështu  i kapim fëmijët në shenjë dashurie…

Meritoni: Hiqe dorën mos më kap në fytyrë, a je duke marrë vesh?

Egla: Mos më thirr teta…

Meritoni: Teta Englantina mos ma prek fytyrën. Unë po flas, ti po më prek…

Egla: Po ma lejon ti zemra tetës ti. Ne fëmijët kështu i trajtojmë zemra tetës, kush të ka harruar këtu këtu. Mbaje konfidencën, majmun cirku..

Ilnisa: Hajde o model, o mjerim, o e mjerë, o lojtare e dobët, skandaloze, o turp i shoqërisë, o e dobët. Shihe si është…

Egla: M’u largo, se s’dua te flas me ty…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura