Dueli me Frankfurtin në plan të dytë, Tuhel: Realin e godet Gnabri

Apr 27, 2024 | 11:15
SHPËRNDAJE

Bajern Mynih do të zbres në fushë ditën e sotme kundër Frankfurtit, ndeshje që përkon me javën e 31-të në Bundesligë. Ndonëse takimi nuk ka asnjë vlerë në gjirin e bavarezëve, mbajtja e frymës pozitive dhe moralit përpara duelit të parë gjysmëfinal të Champions-it, i rrit disi dozat e rëndësisë së këtij takimi. Tomas Tuhel ka dalë në zonën e intervistave, ku ka folur për tema të ndryshme, ndonëse epiqendra ishte ndeshja e ditës së martë.

Trainer Thomas Tuchel (FCB), team manager, headcoach, coach, Serge GNABRY, FCB 7 in the match FC BAYERN MUENCHEN - BORUS

 

LIGA E KAMPIONËVE – “Është e vërtetë se e kemi analizuar me detaje kundërshtarin. Ata, përveçse forcës së mbijetesës edhe në momente të vështira në këtë turne, kanë cilësi të jashtëzakonshme në planin individual, përpos shpejtësisë. Champions-i është gara ku marrin pjesë ekipet më të mira dhe për ta fituar duhet të ndeshesh me skuadrat më të forta, për të siguruar trofeun. Kemi përparuar me ritëm të kënaqshëm, ndonëse misioni është ende në progres”, tha Tuhel.

BASTI – “Jam i bindur se Serzh Gnabri, jo vetëm do jetë në fushë kundër Realit, por edhe do të shënojë. Aftësia e anësorit gjerman për të nuhatur saktë katërkëndëshin në ndeshje të mëdha i ka dhënë provat. Kështu funksionojë edhe me Arsenalin në Londër. Përsa i takon gjendjes së Sanesë, duhet të presim. Ai sapo kreu disa seanca të lehta përgatitore. Evoluimi i rikuperimit pas lodhjes së muskujve do të na japë tablo më të qartë. Gjithsesi, të shpresojmë”.

KEJN DHE MUSIALA – “Herri është një lider i jashtëzakonshëm. Lojtar që jep gjithçka në favor të grupit. Finalizues i nivelit të lartë dhe shërbyes shumë i mirë. Musiala po ashtu lojtar është një lojtar kyç në ndërtimin e aksioneve nga mbrapa, apo krijim e të çarave në zona të ngushta, falë teknikës së lartë që posedon. Të dy do të jenë në fushë në ndeshjen kundër Frankfurtit.

RIVALI – “Sfida mund të marrë rrjedhë të paparashikueshme në duelin BajernFrankfurtit. Fokusi ynë është totalisht për ditën e martë, aty ku na pret një ndeshje më rëndësi shumë të madhe. Fytyrën e vërtetë mos prisni ta shikoni sot, megjithëse vlen si takim jo vetëm për statistikë. Më pëlqen uria e grupit dhe dëshira për fitore, pavarësisht se llogaritë në Bundesligë janë të mbyllura”.

FORMACIONI – “Jam i kënaqur me punën e Erik Daier. Upamekano ndrydhi kyçin e këmbës në stërvitje, kështu që është në dyshim për sfidën e sotme. Nuk dua ta rrezikojë me Gnabrin. De Ligt e ka gjetur veten shumë mirë në partneritetin me Erikun. Ata po mbajnë nivel të lartë”, vijoji trajneri 50- vjeçar.

E ARDHMJA – “Ndoshta tifozëve u pëlqen ideja të jem pjesë e Bajernit përtej sezonit aktual. Prioritet im është Liga e Kampionëve. Më pas do t’ju përshëndes”, përfundoi Tuhel. Fraza e fundit lë të nënkuptohet se nuk ka asnjë kthim prapa dhe se ai do të largohet në fund të sezonit.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura