Tomas Tuhel i qëndroi besnik qasjes se sulmuesi Serzh Gnabri do të shënojë saktë në kuadratin e Realit në takimin e kthimit ndaj madrilenëve, por që rezultoi e saktë vetëm në letër. Anësori gjerman nuk rezistoi dot më shumë sesa 27′ për t’ia lënë vendin Alfonso Dejvis.
Problemet fizike ia bënë të pamundur 28-vjeçarit vazhdimin e ndeshjes. Vlen të përmendet se para kësaj skene, futbollisti 28-vjeçar pati një rast të pastër shënimi, por dështoi ta dërgonte sferën në rrjetë. Nuk ka informacione se për çfarë shkalle dëmtimi bëhet fjalë.
Gjithsesi, i vetmi objektivi i Gnabri për vijimin konsiston me Kampionatin Europian. Ai nuk e ka të sigurtë rolin e titullarit në planet e Julian Nagelsman, madje as përfshirjen në listën prej 26 lojtarëve. Serzh gjatë këtij sezoni i ka vuajtur së tepërmi problemet muskulore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al