Reali në kërkim të Tripletës, zbulohet shpërblimi i majmë që Perez do t’u shpërndajë lojtarëve

May 9, 2024 | 20:56
SHPËRNDAJE

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka vendosur të bëjë një përjashtim nga rregulli. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, klubi ka vendosur një shpërblim prej 1.4 milionë euro për secilin nga lojtarët e Realit në rast të fitimit të tripletës në këtë sezon, Superkupa e Spanjës, La Liga dhe Liga e Kampioneve.

Bonusi-marramendes-qe-ua-ka-folur-Perez-lojtareve-te-Real-Madridit-nese-e-fitojne-tripleten-Insajderi.org_

Dy të parat tashmë Reali i ka mbyllur teksa më 1 qershor do të kërkojë dhe qershinë mbi tortë, Championsin numër 15 që veç të tjerave do t’i mundësonte të gjithë lojtarëve të Realit edhe një shpërblim të majmë.

Në finalen e madhe në Londër, Reali do të përballet me Borusian e Dortmundit, rivali i tretë gjerman në një finale në Champions pas Frankfurtit dhe Leverkusenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura