Transferimi sensacional i Herri Kejn nga Totenhemi te Bajern Mynih u shoqërua me pagë stratosferike. Por në bazë të bilancit nga mediumi ekspert i vlerës dhe përfitimeve të lojtarëve “Transfermarkt” janë publikuar pagat mujore të futbollistëve.
MË TË PAGUARIT-Në këtë listë janë përfshirë 25 futbollistë që përfitojnë pagat më të majme, e sintetizuar në periudhën mujore. Përgjatë një muaji Kilië Mbape merr 6 mln euro, ndonëse jo e gjithë shuma shkon në xhepat e yllit francez, si pasojë e taksimit. Më pas rreshtohet Kejn, ndjeshëm më poshtë, konkretisht 2.1 mln euro në muaj.
“Pyka” e Napolit, Viktor Osimhen, përfaqëson Italinë me 1.5 mln euro. Në rang klubesh, PSG-ja mban “kurorën”, e ndjekur nga Bajerni me 5 të tillë, tregues se bavarezët i kanë ndryshuar politikat, jo vetëm në tregun e transferimeve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al