Studimi/ Shqipëria “sundohet” nga femrat, ja raporti me meshkujt

Mar 9, 2017 | 9:44
SHPËRNDAJE

Nuk ka asnjë dyshim se janë femrat ato që dominojnë botën dhe këtë e thonë edhe të dhënat e CIA-s. E nga ky “rregull” duket se nuk bën përjashtim as Shqipëria. Referuar statistikave të vitit 2016, mbi atë që njihet si “norma gjinore” shihet se veçanërisht Europa ka më shumë femra sesa meshkuj.

Në Shqipëri, kjo normë është 0.98, e ngjashme me ato në vendet fqinje ku përjashtim bën vetëm Kosova në të cilën norma gjinore është 1.06.

1

Një normë gjinore më e ulët se 1 tregon se janë femrat ato që dominojnë popullsinë e një vendi, ndërsa më e lartë se 1 tregon se vendi ka më shumë meshkuj.
Studimi tregon se norma gjinore ndikohet nga tre faktorë: lindshmëria, vdekshmëria dhe emigracioni.

Dallimet në normën e lindshmërisë janë domethënëse në Europë, ku norma gjinore luhatet nga 1.05 në 1.07. Megjithatë ka shtete ku dallimi gjinor është më i lartë.

Një tjetër shpjegim që jepet ka të bëjë edhe me faktin se te meshkujt ka një normë më të lartë vdekshmërie sesa femrat, kjo për shkak se ata kryejnë më shumë punë të rrezikshme dhe bëjnë një jetë më pak të shëndetshme. Kjo është më e dallueshme në Europën Lindore.
Edhe emigracioni ndikon në normën gjinore të një vendi. Të dhënat tregojnë se në Europë, emigrojnë më shumë femrat sesa meshkujt (10-20%). Dallimet janë të ngjashme, ashtu sikundër edhe në rastin e normës së lindshmërisë.

Numri total i njerëzve të humbur nga emigracioni është mesatarisht rreth 10% e totalit të popullsisë. Pra me fjalë më të thjeshta, bën të ditur studimi, emigracioni shkakton dallime në më pak se 0.02 të normës gjinore (10-20%).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura