“Të kanë kap prej fyti”- Noka ngre tonet ndaj Naços te Komisioni i Sigurisë: Faqe e zezë! Të kesh frikë nga Linda dhe Klotilda është turp dhe poshtërsi!

Apr 30, 2024 | 15:51
SHPËRNDAJE

Në Komisionin e Sigurisë, ku po shqyrtohet e opozitës mbi zhvillimin e një seance dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani, deputeti Flamur Noka ka ngritur tonet ndaj kryetarit të Komisionit, Nasip Naço.

 

Noka ka kërkuar menjëherë miratimin e kërkesës, ndërsa Naço tha se nga ana formale është në rregull, ndërsa shtoi se i ka drejtuar një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për kërkesën e tyre.

Kjo gjë ta tensionuar Nokën, i cili e ka ngritur tonet ndaj Naços, duke i thënë se e ka përdorur Lindita Nikolla.

Debati:

Naço: Zoti Flamur, përveçse e keni firmosur, e keni parë,

Noka; Po e kemi parë

Naço: Apo të kanë marrë firmën me detyrim, keni qenë nën presin apo me vullnet të lirë.

Noka: Kam qenë nën presionin tënd, me ke vënë pistoletën pas këpuce dhe e kam parë. Cpunë ka Loindita. Kryetarja është kamikaze, ti nuk duhet t’ia lejosh vetes se je me integritet. Ti po bëhesh një kamikaze më keq se Lindita Nikolla

Naço: Ore po lexoni ndonjëherë

Noka: Po e cove veten në këtë pikë që Lindita të të përdorë ty, faqe e zezë, ik se nuk e meriton as si deputet as si kryetar.

Naço: Kërkesën tuaj nuk e ka hedhur askush poshtë. Nga ana formale është në rregull. E di që e dashuroni Dumanin. Nuk e bllokoj dot unë kërkesën, kryetarja e Kuvendit….

Noka: Mos ma përmend Linditën, nuk ekziston për ne

Naço: Nuk besoj që jeni aq të padurueshëm. Keni kohë deri më 15. Unë jam i duruar.

Noka: Jo s’është i duruar, i poshtëruar në këtë rast

Naço: Po po, mi ka vënë dy këmbët në një këpucë. Po pse ke frikë nga ligji?

Noka: Të kesh frikë nga ligji është dinjitet, të kesh frikë nga Linda dhe Klotilda është turp dhe poshtërsi. Po ta them me sinqeritet, nuk ka Linditë dhe Kotildë hajdut e hajdute që mund të më poshtërojë. Turp e faqe e zezë. Ti je jashtë vetes, nuk je si puna e tyre. Të kanë kap për fyti.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura