Vetëm një mungesë tek Skënderbeu, rikthim “rekord” i Jurit. Ja si pritet të rreshtohen korçarët kundër Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 9:34

Vetëm një mungesë tek Skënderbeu, rikthim “rekord” i Jurit. Ja si pritet të rreshtohen korçarët kundër Partizanit

Një Skënderbe thuajse i plotë do të jetë ai që do të zbresë në fushën e stadiumit “Arena e Demave” sot në ndeshjen përballë Partizanit në orën 16:00.

rtjtgfjh

Korçarët kanë rikuperuar Jurin në kohë rekord dhe me shumë mundësi sulmuesi do ta nisë nga minuta e parë këtë takim. Pjesa tjetër e ekipit pritet që të jetë thuajse e njëjta me të cilën Skënderbeu fitoi dy ndeshet e fundit.

Problemi i vetëm për korçarët mbetet mungesa e senatorit të sulmit, Ardit Nikaj. Lojtari ka pësuar dëmtim në gju dhe me shumë mundësi ka mbyllur sezonin e rregullt me Skënderbeun.

Me vetëm këtë mungesë korçarët kanë udhëtuar drejt Durrësit për të qëndruar fillimisht në një nga hotelet e zonës, ku kanë zhvilluar edhe mbledhjen e fundit para se të nisen sot drejt kryeqytetit për të luajtur takimin kundër Partizanit.hfdhPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"