Medon Berisha pritet titullar kundër Atalantës: Kombëtarja si ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2024 | 21:58

Medon Berisha pritet titullar kundër Atalantës: Kombëtarja si ëndërr

Sa vjen edhe më shumë minuta po merr te skuadra e Leçes Medon Berisha. Mesfushori është aktivizuar në katër ndeshje deri tani, ndaj Interit, Milanit, Sasuolos dhe Udinezes, por ka luajtur edhe 90 minuta për Kupë ndaj Parmës këtë sezon.

medon berisha

 

Megjithatë, momenti i 20- vjeçarit do të jetë në dy ndeshjet e fundit që Leçe do të luajë, kjo e mundësuar edhe nga sigurimi i mbijetesës në Serinë A për ekipin ku luan edhe Ylber Ramadani, Kastriot Dermaku i cili vijon i dëmtuar, apo Dario Daka në sektorin e të rinjve. Berisha pritet ta nisë titullar në sfidën e radhës që Leçe ka me Atalantën në shtëpi, por gjithashtu pritet të shihet nëse ai do të formojë një dyshe shqiptare në mesfushë me Radamanin.

Sakaq, kapiteni i Kombëtares U-21, ëndërron t’i bashkohet Shqipërisë me trajner Silvinjon. Duke folur për “OraLeçe”, Medon Berisha shprehet se është vështirë të gjesh hapësirë në ekipin e parë: “Është e vështirë të gjesh hapësirë në Kombëtaren A, por ata tashmë kanë bërë rrugëtimin e tyre në kuadër të Kampionatit Europian. Do të doja të luaja së bashku me Ramadanin”, thotë fillimisht 20-vjeçari i cili i përgjigjet pyetjeve në studio: “Cilin qytet rekomandoj në vendin tim? Ksamil, Sarandë, Vlorë.

Ngjashmëri mes Salentos dhe Shqipërisë? Ka mentalitete të ngjashme, në Leçe ndihem si në shtëpinë time, tani pas dy vitesh jam pak vendës”, thotë Medon Berisha, i cili është shpallur kampion me të rinjtë e Leçes në sezonin e kaluar duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"