Tërbuni

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Tërbuni

Terbuni fansatEmri i plotë: Tërbuni i Pukës
Nickname: Shqiponjat e Veriut
Themeluar: 1939
Stadiumi: “Ismail Xhemali”
President:Grand Frroku
Trajner: Plori

Tërbuni përfaqëson si klub futbolli rrethin e Pukës, ku ka edhe qendrën, ku luan edhe ndeshjet, ndërkohë që në sezonin 2010-2011 garonte në Kategorinë e Dytë, në Grupin A, ose siç njihej ndryshe Grupi i Veriut. Nën drejtimin e trajnerit elbasanas Gentian Stojku, me mbështetjen e sigurtë financiare të presidentit Petrit Syla, skuadra pukjane e mbylli kampionatin në vendin e parë të Grupit A, në kuotën e 42 pikëve, duke fituar kësisoji të drejtën direkt për t’u ngjitur një kategori më lart. Tërbuni luajti edhe finalen e Kategorisë së Dytë me Partizanin, si skuadra kryesuese e Grupit B, të cilin e mundi në “Selman Stermasi” me rezultatin 3-1. Në këtë mënyrë, pukjanët u shpallën edhe kampionët e kësaj kategorie. Sezonin 2011-2012, ata do të luajnë në Kategorinë e Parë, ku kanë milituar edhe më herët.

Skuadra 2013-2014

Kliko këtu

www.minuta90.com