Veleciku
| Emri i plotë | Klubi Futbollistik “Veleçiku”, Koplik |
| “Nickname” | Djemtë e Malsisë |
| Vendndodhja | Koplik |
| Themellimi | 1948 |
| Presidenti | Ramadan Lika |
| Trajneri | Legata |
| Ngjyra e klubit | Bardhë-Kuqe-Blu |
| Stadiumi | Kompleksi “Vëllezërit Duli” |
| Kapaciteti | 2.000 shikues |
Klubi Futbollistik “Veleçiku” është një klub futbolli nga Kopliku. Ai ka arritur të fitojë dy herë Kategorinë e Dytë, ndërsa në fund të sezonit 2012-2013 fitoi të drejtën për të luajtur në Kategorinë e Parë si debutues, pasi doli i pari në Grupin A. Veleçiku është e vetmja skuadër futbolli, e cila u jep pak kënaqësi sportdashësve të shumtë koplikas, prandaj ndiqet me shumë interes në ndeshjet që zhvillon në Kompleksin Sportiv “Vëllezërit Duli”. Vetëm skuadra e Veleçikut i mban të bashkuar si asnjëherë tjetër futbolldashësit e Koplikut e jo vetëm ata, pasi shumë të tjerë vijnë nga rrethinat përreth, për të kaluar të gjithë së bashku një pasdite ndryshe. Prandaj në zemrat e tyre buçet fort thirrja “FORCA VELECIKU”.
Skuadra 2014-2015













