Prapaskenat për risinë e Kombëtares shqiptare, zbulohen nga eksperti i merkatos: Drejtori po flet me klubin e Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 19:38

Prapaskenat për risinë e Kombëtares shqiptare, zbulohen nga eksperti i merkatos: Drejtori po flet me klubin e Seria A

Luis Hasa pritet të jetë një nga largimet e Napolit. Risia e Kombëtares për ndeshjet e qershorit është shfaqur së fundmi në radarin e Frosinones.

hasa

Ishte eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio, që dha komentin e tij. “Nuk do të ketë shumë nënshkrime. Shumë do të varet nga largimet e Napolit sepse kanë një skuadër shumë të madhe.

Mana po punon për të përfunduar disa largime. Drejtori sportiv po flet me Shalken për Lindstrom dhe me Frosinonen për Hasën”.

Frosinone është pjesë e Seria A. Për Hasën do të ishte po ashtu e mirë, pasi do të vinte pikërisht pas rikthimit të Frosinones në elitën e futbollit italian.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL