Cilësohet si trajneri më i dështuar në Botërorë, i ofrohet stoli i një përfaqësuesja pas zhgënjimeve me dy pretendentë për të thyer një tabu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 18:41

Cilësohet si trajneri më i dështuar në Botërorë, i ofrohet stoli i një përfaqësuesja pas zhgënjimeve me dy pretendentë për të thyer një tabu

Trajneri spanjoll Roberto Martinez tashmë cilësohet si dështaku më i madh në historinë e Kupës së Botës.

martinez

Spanjolli ishte për disa vite në drejtimin e Belgjikës me atë që cilësohet nga shumëkush si brezi i artë i “djajve të kuq”, por nuk mundi të fitonte asgjë me ta dhe maksimumi që arriti ishte vendi i tretë në Botërorin e vitit 2018.

Më pas ai mori drejtimin e Portugalisë, por aventura me të në Botërorin 2026 mbaroi shumë shpejt, jo ashtu siç pritej, edhe pse kishte në dispozicion një brez që vlerësohet si shumë cilësor.

Kontrata e tij përfundoi me Botërorin, por Martinez duket se nuk do të vuajë shumë për të gjetur një përfaqësuese tjetër. Sipas mediave britanike, atij i është ofruar pankina e Skocisë, e cila i ka dhënë lamtumirën trajnerit Stiv Klark pas dështimit të radhës.

Nëse pranon, Martinez do të ketë për detyrë të thyejë tabunë më të madhe në historinë e turneve ndërkombëtarë, pasi Skocia nuk ka kaluar asnjëherë fazën në grupe të Botërorëve apo Europianëve pas 13 pjesëmarrjesh në total.

PANORAMASPORT.AL