EKSKLUZIVE/ Shpendi ndez merkaton në Itali, edhe Maran me sytë nga sulmuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 18:12

EKSKLUZIVE/ Shpendi ndez merkaton në Itali, edhe Maran me sytë nga sulmuesi

E ardhmja e Stiven Shpendit vazhdon të mbetet e hapur në këtë merkato vere, megjithatë në shtator mund të bëhet realitet ëndrra e tij. Sulmuesi shqiptar i Empolit po monitorohet nga disa skuadra italiane, ndërsa pista që do ta çonte te Padova është ftohur ndjeshëm. Kjo ka bërë që klube të tjera të futen në garë për 22-vjeçarin, me Frosinonen, Avelinon dhe Kaljarin që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, teksa javët në vazhdim pritet të sjellin zhvillime.

stiven shpendi

FROSINONE- Frosinone vazhdon të kërkojë një sulmues për sezonin e ri dhe mes profi leve të vlerësuara nga drejtuesit e klubit është edhe Stiven Shpendi. Sipas raportimeve nga Italia, interesi i verdhebluve është konkret, pasi sulmuesi i Empolit vlerësohet për cilësitë teknike, potencialin e zhvillimit dhe aftësinë për të luajtur në disa role të repartit ofensiv. Megjithatë, operacioni nuk konsiderohet i lehtë. Mes kërkesave ekonomike të Empolit dhe ofertës së Frosinones ekziston ende një diferencë, ndaj negociatat nuk kanë hyrë në fazën vendimtare. Pavarësisht kësaj, kontaktet vazhdojnë dhe situata mbetet për t’u ndjekur.

AVELINO- Ndërkohë, edhe Avellino ka shfaqur interes për Shpendin. Sipas mediave italiane, klubi ka kërkuar informacione për sulmuesin shqiptar, duke përfi tuar edhe nga ngadalësimi i negociatave mes Empolit dhe Padovës. Kalimi i mundshëm i Shpendit te Padova, që për një periudhë u konsiderua një opsion konkret, ka humbur ritëm dhe aktualisht rrezikon të mos realizohet. Kjo ka hapur derën për skuadra të tjera që synojnë të përfi tojnë nga situata.

KALJARI NË PRITJE- Në raportimin e fundit të mediave italiane, emri i Shpendit përmendet edhe mes lojtarëve të Empolit që po tërheqin vëmendje në merkato. Edhe pse fokusi kryesor i Kaljari mbetet mbrojtësi Gabriele Guarino, klubi sard ka ndjekur me interes edhe situatën e sulmuesit shqiptar. Empoli pritet të jetë një nga skuadrat më aktive në javët e ardhshme, pasi disa futbollistë të tij kanë zgjuar interes në treg. Për Shpendin, gara mbetet e hapur dhe mbetet për t’u parë nëse Frosinone, Avelino apo Kaljari do ta konkretizojnë interesimin me një ofertë zyrtare.

KOMBËTARJA- Ndërkohë, zhvillimet pozitive në karrierën e Stiven Shpendit po ndiqen nga afër edhe nga Kombëtarja shqiptare. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë FSHF-së se sulmuesi është një nga lojtarët që po vëzhgohet me shumë interes nga trajneri Maran, ndërsa një ftesë për grumbullimin e muajit shtator shihet si një mundësi reale. Nëse kjo ndodh, do të ishte hera e parë që binjakët Stiven dhe Kristian Shpendi do të grumbulloheshin së bashku me Kombëtaren A, pasi më herët fanellën kuqezi e ka veshur vetëm Kristiani.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL