Nuk është Haland, ish-kapiteni i Anglisë tregon sekretin për të ndalur Norvegjinë
Xhon Terri beson se Anglia duhet të ndalë Martin Odegardin nëse dëshiron të mposhtë Norvegjinë dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Ish-kapiteni i Anglisë e bëri këtë deklaratë, teksa Terri e krahasoi suksesit ndaj Meksikës me fitoren historike 5-1 ndaj Gjermanisë, duke e cilësuar si një nga paraqitjet më të mira të Anglisë në historinë e saj.
”Ishte një paraqitje gjigante. E vetmja ndeshje që mund ta krahasoj me këtë gjatë jetës sime është fitorja 5-1 ndaj Gjermanisë. Pamë lojtarë që morën përgjegjësi në fazën me eliminim direkt. Ata u ngritën në momentin e duhur. Mendoj se ishte një paraqitje e jashtëzakonshme”.
Ai pati fjalë të mëdha edhe për Bellingamin, duke e krahasuar mesfushorin me një nga ikonat e futbollit botëror.
“E kam krahasuar me Zinedin Zidan dhe ndoshta kam qenë paksa ambicioz, por ajo që bëri mbrëmë ishte e pabesueshme. Dy golat vetëm sa e kompletojnë paraqitjen e tij, ndërsa edhe pasimi i Harri Kejn për golin e dytë ishte fantastik: ”Kejn e ka treguar këtë gjatë gjithë karrierës së tij. Edhe Xhud BBellinam, në këtë moshë, po bën gjëra të jashtëzakonshme. Po ashtu Rajs dhe Xhejms. Ata nuk duhet të lëndohen dhe duhet të jenë në qendër të suksesit tonë”.
Megjithatë, ishmbrojtësi anglez paralajmëroi se Norvegjia përbën një kundërshtar shumë të rrezikshëm, duke veçuar rolin e Martin Odegardit. “Norvegjia është një skuadër e mirë dhe shumë e organizuar. Mendoj se gjithçka e mirë që bën kjo skuadër kalon përmes Martin Odegardit. Nëse Anglia arrin ta ndalë atë dhe Erling Haalandin, atëherë kemi një shans shumë, shumë të madh”, përfundoi Terri.
PANORAMASPORT.AL













