Mançester Junajtid i lep lamtumirën stadiumit legjendar “Old Trafford”, zbulon vendodhjen e “shtëpisë së re”
Mançester Junajtid sot zyrtarisht zbuloi vendndodhjen e planifikuar për stadiumin e ri me 100,000 vende , i cili do të bëhet stadiumi më i madh në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti më i madh në Evropë pas Camp Nou të Barcelonës.
Shtëpia e re e Djajve të Kuq do të ndërtohet afërsisht 350 metra në veriperëndim të Old Trafford aktual, megjithëse klubi nuk ka vendosur ende për të ardhmen e stadiumit ekzistues, ku do të vazhdojë të luajë gjatë ndërtimit.
Qëllimi është transformimi i zonës në një qendër gjatë gjithë vitit për sport, argëtim, strehim dhe shërbime, me lidhje të reja të transportit publik, infrastrukturë të përmirësuar hekurudhore dhe shtigje për këmbësorët dhe çiklistët. Ndërtimi i objektit të ri, i referuar në një dokument si “New Trafford”, pritet të zgjasë pesë vjet.
PANORAMASPORT.AL













