Trashëgimia e një legjende/ Deshamp, njeriu që ndryshoi Francën përgjithmonë
Fazat me eliminim direkt të Kupës së Botës sjellin gjithmonë funde të papritura. Një komb mund ta shohë ëndrrën të marrë fund brenda një ndeshjeje, por për Didier Deshamp fundi i rrugëtimit është vendosur prej tij. Në janar, trajneri francez njoftoi se do të largohej nga pankina e Francës pas përfundimit të Botërorit 2026.

Kjo do të thotë se çdo ndeshje mund të jetë e fundit për teknikun 57-vjeçar. I njohur për karakterin e tij luftarak dhe dëshirën për të fi tuar, Deshamp do të bëjë gjithçka për ta udhëhequr Francën drejt një tjetër trofeu, edhe pse emri i tij tashmë është gdhendur përgjithmonë në historinë e futbollit francez dhe të Kupës së Botës. Vendimi i tij për t’u larguar preku edhe Aime Zhake, trajnerin që i besoi shiritin e kapitenit dhe e drejtoi Francën drejt titullit të parë botëror në vitin 1998. “Përfaqësuesja franceze është pjesë e identitetit tënd.
Askush nuk është i pazëvendësueshëm, por çfarë rruge na ke bërë të përshkojmë! Jeta dhe futbolli vazhdojnë, ndërsa këtë verë është në lojë një tjetër yll. E di që synimi yt është ta fi tosh atë. Fat të mbarë, miku im”, deklaroi Zhake. Gjenerata që ndryshoi historinë Për Francën, 12 qershori i vitit 1998 mbetet një datë historike.
Atë ditë, Deshamp luajti ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës, duke udhëhequr si kapiten “Les Bleus” në fi toren 3-0 ndaj Afrikës së Jugut. Pak javë më vonë, Franca mposhti Brazilin me të njëjtin rezultat në fi nale dhe fi toi për herë të parë Kupën e Botës. Para epokës së Deshamp, Franca kishte zhvilluar vetëm 34 ndeshje në nëntë pjesëmarrje në Botëror, duke regjistruar 15 fi tore. Kishte arritur tri herë në gjysmëfi nale, por asnjëherë në fi nale, ndërsa sukseset më të mëdha ishin dy vendet e treta në vitet 1958 dhe 1986.
Gjenerata e Deshamp ndryshoi fytyrën e futbollit francez, duke e kthyer Francën nga një skuadër që konsiderohej pretendente e dorës së dytë në një nga fuqitë më të mëdha të futbollit botëror. Para çerekfi nales me Marokun në Botërorin 2026, bilanci fl et qartë: 78 ndeshje në 17 pjesëmarrje, 44 fi tore dhe dy tituj kampionë bote. Një lider që i bën të tjerët më të mirë Një nga admiruesit më të mëdhenj të Deshamp është Arsen Venger, i cili vlerëson aftësinë e tij për të ndërtuar skuadra fituese.
“Për mua, një lider është ai që i ndihmon të tjerët të bëhen më të mirë se sa do të ishin normalisht. Nuk është ai që imponon forcën, por ai që frymëzon dhe nxjerr në pah potencialin e fshehur të lojtarëve”, tha ish-trajneri i Arsenalit. Pas tërheqjes si futbollist në vitin 2000, Deshamp nuk ishte pjesë e zhgënjimeve të Francës në Botërorët 2002 dhe 2010, kur skuadra u eliminua në fazën e grupeve, apo e fi nales së humbur në 2006-ën. Ai u rikthye në kombëtare në 2014-ën, këtë herë si trajner,post që e mban ende. Nën drejtimin e tij, Franca ka arritur në çerekfi nalet e 4 Botërorëve radhazi, arritje që më parë ishte realizuar nga Bashkimi Sovjetik, Brazili e Gjermania. Shifrat e jashtëzakonshme të Deshamp Statistikat e Deshamp janë mbresëlënëse.
Si trajner i Francës në Botërore ai ka zhvilluar 24 ndeshje, me 19 fi – tore, 3 barazime dhe vetëm dy humbje. Nëse u shtohen edhe 7 ndeshjet që zhvilloi si futbollist në Botërorin e vitit 1998, ai ka qenë protagonist në 31 nga 78 ndeshjet që Franca ka luajtur ndonjëherë në Kupën e Botës. Më shumë se gjysma e fi toreve historike të Francës në Botëror, plot 56.8 për qind, kanë ardhur me Deshamp në fushë ose në pankinë. Sipas Tierri Henri, ky sukses nuk është aspak rastësi.
“Njerëzit fl asin për fat, por nuk është fat. Ky është një fi tues i lindur. Ai di të menaxhojë edhe lojtarët me personalitet më të fortë dhe t’i bashkojë në një skuadër të vetme”, u shpreh ish-sulmuesi francez. Një trashëgimi që do të mbetet Ndikimi i Deshamp shkon përtej statistikave.
Para tij, Franca nuk kishte fi tuar asnjë Kupë Bote, sot numëron dy. “Les Bleus” kanë arritur në 9 çerekfi nale botërore, më shumë se Italia dhe Spanja, të cilat kanë nga shtatë secila, ndërsa vetëm Argjentina ka një më shumë. Po ashtu, Franca është bërë kombëtarja e katërt në histori që ka shënuar të paktën 150 gola në Kupën e Botës, pas Brazilit, Gjermanisë e Argjentinës.
Historia mund të mos ketë përfunduar ende. Me një fi tore ndaj Marokut, Franca barazon Italinë me 45 fi tore në Botërorë, ndërsa triumfi në gjysmëfi nale do ta afronte një hap më pranë yllit të tretë në fanellë. Kapiteni Kilian Mbape e përmblodhi më së miri misionin e skuadrës para nisjes së turneut: “Mënyra më e mirë për ta nderuar Deshamp është ta fi tojmë Kupën e Botës, sepse ai e do fi toren mbi gjithçka. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i dhurojmë Botërorin më të bukur të mundshëm”.
Edhe nëse aventura e Francës do të përfundonte ndaj Marokut, kjo nuk do ta zbehte aspak trashëgiminë e Didier Deshamp. Përtej trofeve, rekordeve dhe statistikave, arritja e tij më e madhe mbetet fakti se e ka vendosur Francën përgjithmonë mes superfuqive të historisë së Kupës së Botës.
PANORAMASPORT.AL













