Shkodra ëndërron Europën/ Te Vllaznia të bindur, Malisheva është vetëm hapi i parë
Vllaznia po numëron orët e fundit përpara debutimit zyrtar të sezonit 2026-2027. Të enjten, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 20:00, kuqeblutë do të presin Malishevën në takimin e parë të turit të parë kualifi kues të UEFA Conference League, një sfidë që konsiderohet si hapi i parë drejt objektivave europianë të këtij sezoni.

Atmosfera brenda kampit shkodran duket mjaft pozitive. Nga ajo çfarë është vërejtur gjatë ditëve të fundit në seancat stërvitore, por edhe nga komunikimet jozyrtare me drejtuesit dhe futbollistët, besimi për kalimin e këtij turi është i madh.
Në kampin kuqeblu mbizotëron bindja se Vllaznia ka cilësitë e duhura për të hedhur hapin e parë në Europë, edhe pse askush nuk e nënvlerëson kundërshtarin nga Kosova. Kalimi i Malishevës shihet si objektivi i parë konkret i sezonit. Pas një vere me ndryshime në organikë dhe një faze përgatitore që i ka shërbyer trajnerit për të ndërtuar skuadrën, tashmë ka ardhur momenti që gjithçka të provohet në fushën e lojës.
Brenda grupit ekziston bindja se puna e bërë gjatë javëve të fundit duhet të refl ektohet me një paraqitje bindëse dhe një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Sigurisht, optimizmi nuk garanton suksesin dhe në futboll gjithçka vendoset vetëm pas vërshëllimës së fundit të arbitrit. Malisheva ka treguar se është një skuadër që meriton respekt dhe Vllaznia do të duhet të japë maksimumin për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt turit të dytë.
Megjithatë, humori që mbizotëron aktualisht në kampin shkodran është në nivele shumë të mira, ndërsa besimi për një fillim të mbarë të aventurës europiane duket më i madh se kurrë. Tashmë gjithçka është gati për sfi dën e së enjtes. Me mbështetjen e tifozëve në “Loro Boriçi” dhe me një grup që beson te forcat e veta, Vllaznia synon ta nisë sezonin me këmbën e mbarë dhe të hedhë themelet për një rrugëtim sa më të gjatë në arenën europiane.
PANORAMASPORT.AL













