Në Itali janë të bindur, Medon Berisha është “goditja” e madhe! Talenti do shpërthimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 22:59

Në Itali janë të bindur, Medon Berisha është “goditja” e madhe! Talenti do shpërthimin

Medon Berisha kaloi një sezon me shumë vështirësi në Serie A, pikërisht atëherë kur dukej se mesfushori do të kishte sezonin e jetës dhe konsiderohej si lideri i Leçes. Mes dëshirës për rilindje dhe një mundësie të madhe për të treguar vlerat e tij, Berisha shihet si një nga lojtarët më interesantë të Leçes për sezonin 2026/2027. Mesfushori shqiptar ka kaluar dy vite të vështira për shkak të dëmtimeve muskulore, por cilësitë e tij teknike dhe paraqitjet që ka bërë kur ka qenë në dispozicion kanë bindur klubin italian se ai mund të jetë një nga “përforcimet” më të rëndësishme të verës.

medon berisha

Leçe mund të ketë gjetur përforcimin e parë për sezonin e ri pa pasur nevojë të ndërhyjë në merkato. Emri është ai i Medon Berishës, mesfushorit shqiptar që tashmë është pjesë e projektit verdhekuq, por që kërkon një rikthim të plotë pas një periudhe të komplikuar me dëmtime.

Futbollisti 23-vjeçar ka kaluar dy sezone në elitën italiane ku talenti i tij është shfaqur disa herë, por vazhdimësia ka qenë problemi kryesor. Dëmtimet muskulore e kanë penguar të japë maksimumin dhe ta shfaqë potencialin e plotë. Megjithatë, kur ka qenë në gjendje optimale, Berisha ka treguar se është një nga lojtarët me më shumë teknikë dhe kreativitet në organikën e Leçes.

SEZONI I FUNDIT- Sezoni i fundit dukej se do të ishte ai i shpërthimit për shqiptarin. Trajneri Eusebio Di Francesko i kishte besuar një rol të rëndësishëm, duke i dhënë çelësat e repartit ofensiv dhe duke e përdorur shpesh në pozicionet mes mesfushës dhe sulmit. Berisha e nisi kampionatin me shumë besim, duke qenë protagonist me gola dhe asistime, por një dëmtim në ndeshjen Leçe-Pisa në dhjetor 2025 ndryshoi gjithçka.

Në minutën e 11-të të asaj sfi de, mesfushori u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi në kofshë. Rikuperimi rezultoi më i gjatë se pritej dhe kur rikthimi dukej pranë, një tjetër dëmtim në muskulin femoral e mbylli përfundimisht sezonin e tij. Pavarësisht kësaj, statistikat e tij tregojnë ndikimin që kishte pasur në pak kohë. Në sezonin 2025/2026, Berisha regjistroi 13 paraqitje në Serie A, 12 prej tyre si titullar, duke luajtur 881 minuta.

Ai shënoi dy gola dhe dha tre asistime. Goli i parë në elitën italiane erdhi ndaj Udinezes më 25 tetor 2025, ndërsa një tjetër rrjetë shumë e rëndësishme u realizua ndaj Fiorentinës, në një fi tore që i dha Leçes tre pikë të çmuara. Gjithashtu, ai ishte protagonist në ndeshjen ndaj Bolonjas, ku dhuroi asistin për golin e barazimit në fund të takimit, ndërsa ndaj Torinos dha dy pasime vendimtare për golat e Kulibalis dhe Bandas.

Por dëmtimet nuk ishin një problem vetëm në sezonin e fundit. Edhe në vitin e parë të tij të plotë në Serie A, 2024/2025, Berisha pati disa probleme fi zike që e kufi zuan. Ai luajti 17 ndeshje në kampionat, shtatë prej tyre si titullar, duke regjistruar edhe një asist në fi toren ndaj Monzas.

KAMPIONATI- Debutimi i tij në Serie A kishte ardhur më 25 shkurt 2024, në ndeshjen Leçe-Inter, kur trajneri Roberto D’Aversa e aktivizoi në minutat e fundit. Më pas ai fi toi më shumë hapësira dhe arriti të luante edhe si titullar ndaj skuadrave të mëdha si Atalanta dhe Napoli. Rruga e Berishës te Leçe nisi në shkurtin e vitit 2022, kur klubi italian e transferoi nga Jang Bojs dhe e përfshiu fi llimisht në ekipin Primavera. Aty shqiptari u rrit me shpejtësi dhe u bë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës që fi toi titullin kampion të Italisë për të rinj në sezonin 2022/2023.

Në atë edicion, Berisha zhvilloi 34 ndeshje, shënoi 10 gola dhe dha 4 asistime, duke bindur klubin se kishte përpara një lojtar me potencial për ekipin e parë. Performancat e tij i hapën gjithashtu derën Kombëtares shqiptare, ku ai tashmë është pjesë e grupit të lojtarëve të përzgjedhur.

RAMADANI- Largimi i Ylber Ramadanit gjatë kësaj vere ka krijuar një boshllëk në mesfushën e Leçes, por njëkohësisht ka hapur mundësi të reja për lojtarët që janë aktualisht në skuadër. Trajneri Di Francesko do të vlerësojë gjatë fazës përgatitore alternativat që ka në dispozicion dhe Berisha është një nga emrat që pritet të marrë një rol të rëndësishëm.

Nëse arrin të lërë pas problemet fi zike dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë sezonit, Berisha mund të kthehet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leçes. Klubi italian shpreson që sezoni 2026/2027 të jetë viti i rikthimit të tij të madh. Edhe vetë futbollisti kërkon të tregojë se dëmtimet janë vetëm një kapitull i kaluar dhe se ai ka ende shumë për të dhënë në Serie A dhe me fanellën e Kombëtares shqiptare.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL