ZYRTARE/ Merr formë Tirana, ish-mbrojtësi i Skënderbeut prezantohet te bardheblutë e kryeqytetit
Tashmë është zyrtare, ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Leonat Vitija do të vijojë karrierën te Tirana. 25-vjeçari është prezantuar ditën e sotme në prezencë të drejtorit sportiv Omer Bunjaku, teksa pritet të sjellë siguri në prapavijën e kryeqytetasve.

Vitija sezonin e shkuar ishte pjesë e Prishtinës në elitën e futbollit kosovar, teksa u largua më 16 qershor nga klubi pas përfundimit të kontratës.
25-vjeçari ishte pjesë e bardhekaltërve për dy sezone, ndërsa në edicionin e fundit regjistroi 31 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar në kampionat, kupë dhe ndeshjet evropiane. Tashmë është gati për një aventurë të re në Shqipëri, te klubi më i titulluar, Tirana.
Për sa i përket aventurës te Skënderbeu, ai ishte pjesë e korçarëve në sezonet 2019-2022, ku në total u aktivizua 58 ndeshje në kampionat dhe 9 në Kupën e Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL













