Luajti 3 ndeshje në Botëror, zbret menjëherë në fushë kundër Dinamos në Ligën e Konferencës. Astana merr përforcimin e rëndësishëm në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2026 | 19:07

Luajti 3 ndeshje në Botëror, zbret menjëherë në fushë kundër Dinamos në Ligën e Konferencës. Astana merr përforcimin e rëndësishëm në Tiranë

Dinamo luan ndaj Astanës në turin e parë të Ligës së Konferencës një sfidë të dyfishtë që shihet si mjaft e balancuar vetëm për shkak të problemeve financiare të kazakëve. Këta të fundit kanë parë mjaft futbollistë cilësorë t’u largohen dhe kishin vështirësi të mëdha edhe për të organiznuar udhëtimin drejt Shqipërisë.

asdasdsadasd

Por gjithsesi, në radhët e tyre mbeten disa lojtarë shumë cilësorë dhe Astana i është gëzuar bashkimit me ekipin të një futbollisti i cili udhëtoi nga SHBA, ku mori pjesë në Botërorin 2026. Mesfushori boshnjak Ivan Bashiç, i është bashkuar klubit kazak pikërisht në Shqipëri, pasi kishte luajtur me përfaqësuesen e tij në Botëror.

Ai zbriti në fushë në 3 ndeshje të Bosnjë Hercegovinës, e cila u eliminua nga SHBA në fazën 1/16 të turneut. Vetë klubi kazak i është gëzuar këtij bashkimi me futbollistin, duke e postuar në rrjete sociale me komentin “Shihni se kush i është bashkuar ekipit”.


PANORAMASPORT.AL