E pabesueshme! Nga Olise e Bellingam te Xhaka dhe Hakimi, yjet rrezikojnë ndeshjen e radhës së Botërorit
Botërori është pushim sot, ndërsa nga nesër nisin sfida me mjaft emocione. Francë-Marok, Spanjë-Belgjikë, Norvegji-Angli dhe Argjentinë-Zvicër janë përballjet e rezervuara për fazën çerekfinale.

Disa yje rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen, nëse ndëshkohen në përballjen e radhës. Bëhet fjalë për Olise, Bellingam, Xhakën dhe Hakimin ndër të tjerë.
Maroku ka situatën më alarmante, pasi pesë futbollistë janë me karton të verdhë. Anglia ka katër lojtarë me karton, ndërsa Zvicra dhe Franca nga tre. Të gjithë përfaqësueset kanë të paktën nga një futbollist, që nëse ndëshkohet mungon në gjysmëfinale.
Lajmi i mirë është që pas çerekfinaleve, kartoni i verdhë hiqet. Ndaj kjo është sfida e fundit ku yjet e ekipeve respektive duhet të tregohen të kujdesshëm.
LOJTARËT QË RREZIKOJNË GJYSMËFINALEN
Zvicra: Xhaka, Zakaria, Muheim
Argjentina: Montiel
Belgjika: Mekele
Spanja: Torres
Franca: Barkola, Kone, Olise
Maroku: Halhal, Hakimi, Ounahi, El Khanous, Diop
Norvegjia: Nusa
Anglia: Rajs, Guei, O’Rajli, Bellingam
PANORAMASPORT.AL













