Dëshmia e ish-kreut të ultrasve të Interit, pazaret me rivalët e “Curva Sud”: Dimarko xheloz për Çalhanollu, na premtoi…
Rrëfimi i Marko Ferdikos zbardh prapaskenat e errëta të tribunave italiane. Hetimi mbi grupet ultras të Interit dhe Milanit vazhdon të nxjerrë në dritë detaje tronditëse. Marko Ferdiko, ish-kreu i “Curva Nord”, i cili tashmë ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë njësoj si Andrea Bereta, ka bërë deklarata që hedhin dritë mbi marrëdhëniet mes ultrasve, botës së futbollit dhe krimit të organizuar.

Në dëshmitë e tij para Prokurorisë së Milanos, Ferdiko flet për praninë e Ndrangetës jo vetëm në tribunën e Interit, por edhe në atë të Milanit, për marrëveshjet financiare mes dy tifozerive gjatë Ligës së Kampioneve, për raportet me drejtuesit e Interit dhe madje edhe për lidhjet personale me disa futbollistë zikaltër.
Pakti sekret mes ultrasve të Interit dhe Milanit
Një nga episodet më të forta lidhet me gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2023 mes Interit dhe Milanit. Ferdiko tregoi se, së bashku me Antonio Belokon dhe Norriton, zhvilloi një takim me liderin e ultrasve të Milanit, Luka Luçi, në lokalin e këtij të fundit. Aty u arrit një marrëveshje. Skuadra që do të kualifikohej në finale do t’i jepte 30 për qind të fitimeve grupit rival.
Sipas tij, Luçi nuk dha menjëherë miratimin, pasi duhej të konsultohej me një person tjetër. Më vonë Ferdiko mësoi se bëhej fjalë për Sarino Trimbolin, një emër i njohur i Ndrangetës kalabreze, i dënuar edhe për trafik droge. Sipas dëshmisë, Trimboli ishte fi gura që garantonte mbështetje për Luçin dhe ndikonte në kontrollin e “Curva Sud” të Milanit. Pas eliminimit të Milanit, ultrasit kuqezi përfituan rreth 130 mijë euro në para kesh dhe mallra promocionale me vlerë 20 mijë euro, të cilat më pas u shitën gjatë finales së Championsit. Dy tifozeritë bashkëpunonin edhe për çështje të tjera ekonomike, si negociatat për uljen e çmimit të birrës në stadium.
Ferdiko sulmon Interin: Klubi ishte i pakorruptueshëm
Ish-lideri i “Curva Nord” u ndal edhe te marrëdhënia me Interin, i cili është paraqitur si palë civile në proces. Ai shprehu zhgënjimin për këtë vendim, por njëkohësisht pranoi se klubi nuk u kishte bërë asnjë favor të paligjshëm ultrasve. “Të gjitha kalonin përmes Digos. Interi ishte i pakorruptueshëm. Nuk na jepte kurrë më shumë bileta sesa ato që miratoheshin zyrtarisht. Çdo gjë bëhej me transparencë”, deklaroi Ferdiko. Megjithatë, ai u ankua se, pavarësisht organizimit të koreografive dhe ndihmës që ultrasit i jepnin atmosferës në stadium, klubi tani kërkon dëmshpërblim ndaj tij.
“Dimarko na premtoi tre unaza me diamant”
Pjesa më e bujshme e dëshmisë lidhet me raportet me futbollistët e Interit. Ferdiko zbuloi se Federiko Dimarko kishte premtuar t’u dhuronte atij, Belocos dhe Beretës tre unaza të veçanta, të krijuara për festimin e yllit të dytë të Interit. “Dimarko kishte bërë unaza me diamant për skuadrën dhe, përmes një personi të afërt të tij, na kishte bërë të ditur se ishin përgatitur edhe tre për ne. Nuk arritëm t’i merrnim sepse u arrestuam. Nuk mund ta konsideroj këtë si shantazh apo zhvatje, ishte një iniciativë e tij”, deklaroi Ferdiko. Ai shtoi se mbrojtësi i kombëtares italiane kishte edhe një kërkesë të veçantë për ultrasit. “Na thoshte se donte një këngë më të bukur në stadium. Ishte xheloz sepse Hakan Çalhanoglu kishte një kor që këndohej nga i gjithë stadiumi, ndërsa për të dëgjohej vetëm emri. Na kërkonte të krijonim diçka më të veçantë”.
Miqësia me Çalhanoglun dhe ndikimi në rrjetet sociale Në dëshmi u përmend edhe Hakan Çalhanoglu. Ferdiko tregoi se kishte marrëdhënie miqësore me mesfushorin turk, me të cilin dilte shpesh për aperitiv dhe madje kishte udhëtuar në Berlin me ftesë të tij, gjatë grumbullimit të kombëtares turke. “Me Çalhanoglun nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Por të darkoje me një futbollist të tillë ishte diçka e bukur. Ai më etiketonte në Instagram, unë e etiketoja atë dhe fi toja 20-30 mijë ndjekës të rinj. Kjo na jepte edhe më shumë ndikim dhe na ndihmonte në biznesin e biletave”, rrëfeu ish-lideri i ultrasve. Deklaratat e Ferdikos pritet të kenë një peshë të madhe në hetimin që po zhvillohet në Itali, pasi zbulojnë jo vetëm marrëdhëniet mes grupeve ultras, por edhe kontaktet e tyre me futbollistë, klubet dhe elementë të krimit të organizuar.
Miqësia me Çalhanoglun dhe ndikimi në rrjetet sociale
Në dëshmi u përmend edhe Hakan Çalhanoglu. Ferdiko tregoi se kishte marrëdhënie miqësore me mesfushorin turk, me të cilin dilte shpesh për aperitiv dhe madje kishte udhëtuar në Berlin me ftesë të tij, gjatë grumbullimit të kombëtares turke. “Me Çalhanoglun nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Por të darkoje me një futbollist të tillë ishte diçka e bukur. Ai më etiketonte në Instagram, unë e etiketoja atë dhe fitoja 20-30 mijë ndjekës të rinj. Kjo na jepte edhe më shumë ndikim dhe na ndihmonte në biznesin e biletave”, rrëfeu ish-lideri i ultrasve. Deklaratat e Ferdikos pritet të kenë një peshë të madhe në hetimin që po zhvillohet në Itali, pasi zbulojnë jo vetëm marrëdhëniet mes grupeve ultras, por edhe kontaktet e tyre me futbollistë, klubet dhe elementë të krimit të organizuar.
PANORAMASPORT.AL













