PIKANTET/ Festë europiane me 5 mijë tifozë, “Elbasan Arena” nderon Fatjon Bunjakun
Përpara duelit europian mes Elbasanit dhe BATE Borisovit, stadiumi u përfshi nga emocionet pas kujtimit të ish-futbollistit Fatjon Bunjaku.

Përballja europiane riktheu edhe atmosferën e madhe në qytetin e Elbasanit, me interesimin e tifozëve që ishte i kënaqshëm. Rreth 5 mijë të pranishëm mbushën shkallët e stadiumit. Një moment i veçantë u regjistrua edhe në golin e shënuar nga Rusakov. Pas goditjes që përfundoi në rrjetë, ajo u ça, ndërsa duket se nuk ishte fiksuar siç duhet, pavarësisht kontrollit të bërë më herët nga arbitri anësor.
– Ndeshja nis me një minutë heshtje për nder të Fatjon Bunjakut, që u nda tragjikisht nga jeta pak kohë më parë në një aksident. Ultrasit “Arrakat” shpalosën një banderolë me fotografinë e tij, për ta kujtuar ish lojtarin e tyre.
-Interesimi ka qenë i kënaqshëm nga ana e tifozerisë, me afro 5 mijë të pranishëm. Nuk munguan as disa tifozë nga Bjellorusia që kishin udhëtuar për të ndjekur skuadrën e tyre në Elbasan.
– Ashtu si edhe në botëror, nuk janë më fëmijët që kapin topat pas porte, por ishin vendosur ndenjëse për topat në mënyrë që lojtarët t’i merrnin vetë.
– Gjatë pushimit të pjesës së parë, familjarë të Fatjon Bunjakut shkuan pranë ultrasve për t’i falënderuar për kujtimin që i bënë njeriut të tyre.
– Tek goli i Rusakov çahet edhe rrjeta, mesa duket nuk ka qenë e lidhur mirë, përpos kontrollit që i është bërë nga anësori.
PANORAMASPORT.AL













