Gjimshiti nis sezonin, në pritje për të ardhmen! Mbrojtësi pret ofertat
Berat Gjimshiti ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri me Atalantën, dhe pritet që edhe sezonin e ri, të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm në dispozicion të trajnerit të ri, Mauricio Sarri.

Mbrojtësi shqiptar ishte mes lojtarëve të pranishëm që në ditën e parë të grumbullimit në qendrën stërvitore të Zingonias, ku klubi bergamask hapi siparin e sezonit 2026/27 me vizitat mjekësore dhe testet fi zike. Atalanta ka vendosur ta nisë më herët se zakonisht fazën përgatitore, pasi skuadra do të debutojë që më 20 gusht në fazën «play off” të Ligës së Konferencës.
Për këtë arsye, Sarri dëshiron të shfrytëzojë maksimalisht javët e para të punës për të ndërtuar identitetin e skuadrës, ndërsa shumë prej futbollistëve që ishin të angazhuar në Botërorin 2026 do t’i bashkohen grupit vetëm në fund të muajit korrik. Gjimshiti është një nga ato lojtarë të cilët ende nuk e ka ndarë saktësisht të ardhmen e tij, ku shpesh shihet si lideri i ardhshëm i skuadrës, e herë të tjera si largim i mundshëm. Në mungesë të disa lojtarëve të kombëtareve, Gjimshiti është një nga fi gurat më me përvojë të skuadrës që ka nisur menjëherë punën me trajnerin e ri.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare pritet të ketë sërish një rol kyç në prapavijën zikaltër, duke qenë një nga liderët e padiskutueshëm të dhomës së zhveshjes dhe një prej futbollistëve që garantojnë stabilitet në repartin defensiv. Sarri ka grumbulluar 33 futbollistë për ditët e para të përgatitjeve, mes tyre edhe lojtarë të rikthyer nga huazimet, si dhe disa elementë të ekipit U23 dhe Primavera, të cilët do të vlerësohen gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, Gjimshiti mbetet një nga pikat fi kse të skuadrës, falë eksperiencës së madhe dhe vazhdimësisë që ka treguar ndër vite me fanellën e Atalantës.
MERKATOJA- Paralelisht me nisjen e sezonit të ri, e ardhmja e Berat Gjimshitit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në mediat italiane. Mbrojtësi shqiptar ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Atalantën dhe deri tani palët nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovimin. Kjo situatë ka tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha të Serie A. Sipas raportimeve në Itali, Juventusi e ka parë disa herë Gjimshitin si profi lin ideal për t’i shtuar eksperiencë repartit mbrojtës.
Në garë, sezonin e shkuar për të ishte futur edhe Milani, ku drejtori sportiv asokohe, Igli Tare synonte të shfrytëzojë marrëdhënien e mirë me kapitenin shqiptar për ta bindur të transferohet në “San Siro”, megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi. Mes klubeve të interesuara përmendet edhe Roma, tashmë e drejtuar nga Xhan Piero Gasperini.
Trajneri italian e njeh më mirë se kushdo Gjimshitin, pasi ishte pikërisht nën drejtimin e tij që mbrojtësi shqiptar u shndërrua në një nga liderët e Atalantës dhe arriti sukseset më të mëdha të karrierës, përfshirë triumfi n historik në Ligën e Europës. Për momentin nuk ka negociata konkrete apo marrëveshje të avancuara, por interesi i këtyre klubeve pritet ta mbajë emrin e Gjimshitit në qendër të merkatos gjatë gjithë verës.
REKORDI ME ATALANTËN- Përtej spekulimeve të merkatos, Gjimshiti vazhdon të shkruajë historinë me Atalantën. Mbrojtësi shqiptar është tashmë një nga futbollistët me më shumë paraqitje në historinë e klubit bergamask, një arritje që konfi rmon rëndësinë dhe vazhdimësinë e tij në elitën e futbollit italian. Që nga mbërritja në Bergamo, ai është shndërruar në një simbol të stabilitetit të skuadrës, duke qenë protagonist në periudhën më të suksesshme të Atalantës.
Gjimshiti ka kontribuar në kualifi kimet e vazhdueshme në kompeticionet europiane, në rritjen e klubit në Serie A dhe në fi timin e trofeut historik të Ligës së Europës, ndërsa vazhdon të mbetet një nga fi gurat më të respektuara si nga tifozët, ashtu edhe nga drejtuesit e klubit. Me fi llimin e epokës Sarri, mbrojtësi shqiptar pritet të ketë sërish një rol qendror në projektin teknik të Atalantës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse muajt e ardhshëm do të sjellin rinovimin e kontratës apo një kapitull të ri në karrierën e kapitenit të Kombëtares shqiptare.
PANORAMASPORT.AL













