Shënoi gol dhe i anuluan një tjetër, sulmuesi i Egjiptit lëshon akuza i përlotur: Urime Argjentinës për fitoren e Kupës së Botës, turne i trukuar
Mostafa Ziko ishte padyshim një nga protagonistët e ndeshjes mes Egjiptit dhe Argjentinës. Ai pa t’i anulohej fillimisht një gol e pastaj shënoi një të rregullt për të çuar rezultatin në 2-0.

Por më pas lojtari pa se si ekipi i tij u përmbys nga argjentinasit, në një ndeshje e cila sipas tij kishte qenë plotësisht e vendosur nga gjyqtari, siç u shpreh i përlotur pas sfidës.
“Ishim brilant ndaj kampionëve në fuqi. Por gjyqtari ishte qartësisht kundër që në fillimin e ndeshjes. Ai mundohej vazhdimisht të na ndalte dhe mbante poshtë në fushë.
Urime Argjentinës për Kupën e Botës, turneu është i trukuar, nuk kanë nevojë për asgjë tjetër. Gjyqtari ishte i padrejtë, i padrejtë, i padrejtë”, ishin akuzat e tij i përlotur para kamerave në fund të ndeshjes.
🇦🇷3️⃣⚽️2️⃣🇪🇬 | MUNDIAL 2026: El egipcio Mostafa Ziko dice que el arbitraje fue injusto: “Felicitaciones a Argentina por la Copa del Mundo, el torneo estuvo amañado, no necesitaron nada más… el árbitro fue injusto, injusto, injusto, injusto. La Copa está dirigida hacia Argentina.”…
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) July 7, 2026
PANORAMASPORT.AL













