Revolucion total/ Klafuriç nis projektin, Halili kërkon titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 21:32

Revolucion total/ Klafuriç nis projektin, Halili kërkon titullin

Merr jetë Tirana e Dean Klafuriçit. Në orën 18:00 të 6 korrikut ka nisur zyrtarisht aventura e kroatit në stolin e bardhebluve. Së bashku me stafi n e tij, ai ka nisur punën për sezonin 2026-2027 me objektivin që të kthejë skuadrën te titulli. Pasditja ka qenë e ngjeshur me takime, si kokë më kokë ashtu edhe me gjithë ekipin.

trajneri

PRITJA – Trajneri dhe stafi i tij, kanë qenë të parët në “Selman Stërmasi”. Të shoqëruar nga trajnerët shqiptarë, Alfred Osmani dhe Ervin Baku, stafi kroat është rehatuar në stadium. Më pas ata kanë pritur të gjithë lojtarët dhe janë prezantuar një më një me ta, pak para se të niste stërvitja.

MBLEDHJA – Trajneri ka zhvilluar së pari një mbledhje me të gjithë stafi n teknik dhe lojtarët. Veç prezantimit, trajneri u ka paraqitur futbollistëve të Tiranës rregullat dhe idetë e tij për sezonin e ri futbollistik, ndërsa ka ndarë edhe impresionet e para në klub.

PRESIDENTI – Pas takimit me trajnerin, lojtarët janë ulur me fytyrë nga pankinat e stadiumit. Ka qenë presidenti i skuadrës, Refi k Halili, i shoqëruar nga drejtori dhe stafi drejtues, të cilët kanë zhvilluar një bisedë me skuadrën. Presidenti ka shpalosur objektivin e sezonit, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Një fjalim të shkurtër ka mbajtur edhe trajneri i ri i skuadrës.

LOJTARËT E RINJ – Në stërvitje ishin paraqitur disa lojtarë të rinj, si Ardit Krymi, Leonit Vitija, Erdon Daci, Zhozef Kollejt, ndërsa disa lojtarë janë në provë, duke përfshirë edhe lojtarin e Shirokës, Oneginje. Surpriza ishte Bernard Berisha, i cili do të fi rmosë shumë shpejt me Tiranën, menjëherë sapo të lirojë dokumentacionin ekipi i Dinamos.

KARRIERA – Trajneri kroat Dean Klafuriç e ka nisur karrierën e tij në vitin 2005 te Udarnik, ndërsa në vitin 2009 mori drejtimin e kombëtares së femrave të Kroacisë. Pas një periudhe në akademinë e Dinamo Zagrebit, ai u bë i njohur në arenën ndërkombëtare në vitin 2018, kur mori përkohësisht drejtimin e Legia Varshavës dhe fitoi dopietën kampionat–kupë, përpara se të konfi rmohej si trajner zyrtar i klubit.

Më pas, Klafuriç ka drejtuar disa skuadra në Europë, përfshirë Budapest Honved në Hungari dhe Velezh Mostar në Bosnjë, ku arriti edhe rezultate të rëndësishme si vendi i tretë në kampionat dhe kualifi kimi në Conference League. Ai gjithashtu ka kaluar në klube si TSC në Serbi dhe Shiroki Brijeg, ku arriti deri në fi nalen e Kupës së Bosnjës. Karriera e tij është karakterizuar nga lëvizje të shpeshta mes klubeve dhe kampionateve të ndryshme europiane, duke sjellë eksperiencë në disa nivele të futbollit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL