Postuar: Korrik 7, 2026 | 19:30
Grabitën me dhunë legjendën e Formula 1, pesë persona përfundojnë në pranga
Pesë persona janë arrestuar në Francë për grabitjen dhe sulmin ndaj ish-kampionit të Formulës 1, Alen Prost.

Ngjarja ndodhi në banesën e tij në Nion të Zvicrës rreth një muaj më parë. Autoritetet thonë se grupi kriminal përbëhej nga pesë të rinj të moshës 16–22 vjeç. Dy prej tyre janë të mitur, ndërsa tre ndodhen në paraburgim pa garanci lirimi.
Ata akuzohen për grabitje me dhunë, rrëmbim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjatë sulmit, Prost u përball me autorët dhe u plagos në kokë. Grabitësit kërcënuan familjen dhe detyruan hapjen e kasafortës, duke marrë sende me vlerë.
Ngjarja ka tronditur botën e F1, ndërsa Prost, katër herë kampion, po rikuperohet pas incidentit.
PANORAMASPORT.AL













