Vuri bast 1 milion dollarë për Meksikën, Anglia shkatërron ëndrrat e tifozit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 15:00

Vuri bast 1 milion dollarë për Meksikën, Anglia shkatërron ëndrrat e tifozit

Një nga ndeshjet më spektakolare të Kupës së Botës 2026 prodhoi jo vetëm emocione në fushë, por edhe një humbje të madhe në baste.

angli

Anglia, edhe pse luajti me 10 futbollistë për më shumë se gjysmën e ndeshjes pas kartonit të kuq të Zharel Kuansah në minutën e 54-t, triumfoi 3-2 ndaj Meksikës dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale. Fitorja e “Tre Luanëve” rezultoi shumë e kushtueshme për një bastvënës në Nevada, i cili kishte vendosur plot 1 milion dollarë që Meksika të kalonte në fazën tjetër.

Shuma ishte ndarë në dy baste: 750 mijë dollarë me njërin bast dhe 250 mijë dollarë në tjetrin. Anglia mori kontrollin e sfi dës që në pjesën e parë, falë dy golave të shpejtë të Xhud Belingham në minutat 36 dhe 38.

Meksika reagoi para pushimit me një supergol të Hulian Kuinjones, i cili realizoi me një goditje volej në minutën e 42-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1. Në pjesën e dytë, Herri Kejn shënoi nga pika e bardhë për 3-1 në minutën e 60- të, ndërsa Raul Himenez ngushtoi sërish diferencën me penallti pak minuta më vonë.

Megjithatë, anglezët rezistuan deri në fund me një lojtar më pak dhe vulosën fi toren 3-2. Kështu, ëndrra e bastvënësit për të fi tuar një shumë të madhe u shua me eliminimin e Meksikës, duke e kthyer këtë sfi dë në një humbje prej 1 milion dollarësh.

PANORAMASPORT.AL