Përfshihen të gjithë afrimet e reja, zbulohet lista e lojtarëve të gatshëm për Elbasanin në debutimin në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2026 | 10:33

Përfshihen të gjithë afrimet e reja, zbulohet lista e lojtarëve të gatshëm për Elbasanin në debutimin në Europë

Elbasani do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e parë me BATE Borisov, të vlefshme për Ligën e Konferencës. Verdheblutë nuk luajnë prej 2 dekadash në Europë dhe sot do të kërkojnë të japin maksimumin në shtëpinë e tyre.

elbasani

Ndërkohë trajneri Ivan Gvozdenoviç ka zbuluar edhe lojtarët të cilët do të jenë të gatshëm. Ai ka përfshirë të gjithë lojtarët e afruar në merkato duke filluar nga Aleksovski, Dine, Epitaks, Tresa, Niang, Insa Boje, Mateso.

LISTA E PLOTË

PORTIERË: Klevi Totoshi, Igor Aleksovski

MBROJTËS: Bruno Lulaj, Danilo Dine, Klevis Kasa, Joan Epitaks, Jurxhino Zykollari, Bledar Lila

MESFUSHORË: Donart Ibraimi, Mario Barjamaj, Abas Ibrahim, Arsen Kasa, Ledio Tresa, Ousmane Niang, Armir Boriçi, Insa Boje

SULMUES: Rubin Hebaj, Ardit Nikaj, Bernard Karrica, Arsen Lleshi, Edoli Lukoki Mateso, Ibrahima Dialo

PANORAMASPORT.AL