Nga mëhalla te Kombëtarja, historia e rrugëtimit të Visar Bekajt: Shyqyr Zotit u shpalla kampion me Tiranën
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafi r ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i cili ndau rrëfi me të sinqerta nga rrugëtimi i tij në futbollin vendor dhe ndërkombëtar.

Biseda nisi me hapat e parë të Bekajt në futboll, duke kujtuar fi llimet e tij në portë dhe zhvillimin si talent i ri te “Ramiz Sadiku”, ku për herë të parë u formësua si portier profesionist.
Më pas, ai u ndal te debutimi i hershëm në moshën vetëm 16-vjeçare, si dhe kalimi i rëndësishëm te FC Prishtina, një hap që i hapi rrugën drejt karrierës së tij profesionale në futbollin kosovar. Gjatë bisedës, Bekaj kujtoi edhe momentin kur trajneri Bylbyl Sokoli i dha besimin për debutim në ekipin e parë të Prishtinës, duke e cilësuar si një nga momentet më vendimtare të karrierës së tij të hershme.
Në vazhdim, Bekaj ndau emocionet e veçanta të ftesës në Kombëtaren e Kosovës, duke e përshkruar debutimin me fanellën dardane si një nga momentet më të rëndësishme dhe krenare të karrierës së tij. “Me thënë të drejtën tash, ne kemi luajtur në mahallë secili dhe tash, 3-4 vite mund të them, unë isha portier gjithmonë dhe gjuhesha në beton.
Domethënë, aty e vërejta që nuk jam për lojtar. I bëra 6 vite dhe tash doja të shkoja diku të ushtroja, ndaj vendosa të shkoja te ‘Ramiz Sadiku’, më afër shtëpisë. Vëllai im, Dardani, ka luajtur në ‘Ramiz Sadiku’. Unë hyra lojtar në fi llim, një stërvitje, dy stërvitje, e shihja që nganjëherë nuk ma pasonin topin. Si fëmijë, ndoshta këtë e kam menduar. Thashë: po hyj portier më mirë”, ka rrëfyer Bekaj, mes tjerash.
DEBUTIMI – Bekaj ka ndarë detaje se si ndodhi debutimi i tij si 16-vjeçar te “Ramiz Sadiku”, si dhe transferimi te Prishtina. “Në moshën 15-vjeçare, nëse nuk gabohem, Albert Bunjaku organizon një kamp të portierëve. Të shtunën e të dielën ushtronim gjithmonë te fusha e Flamurtarit. Edhe ka qenë Bahri Berisha trajner i portierëve, Ahmet Beselica, që e kam tash edhe te Kombëtarja, dhe ka qenë Besart Bajraktari, ka mbrojtur në Suedi.
Edhe pastaj aty më ka parë Bahri Berisha dhe trajneri Ahmet. Pas kësaj, trajneri Bahri më ka përcjellë, vinte e më përcillte te Ramiz Sadiku me juniorët. Unë stërvitesha edhe në Prishtinë me trajnerin Bahri, por edhe në Ramiz Sadiku”, ka thënë Bekaj, mes tjerash.
EUROPA – Episodi preku edhe eksperiencat e tij ndërkombëtare dhe rrugëtimin profesional jashtë Kosovës, duke refl ektuar mbi sfi dat dhe rritjen si portier në futbollin modern. “Jam ndjerë shumë keq, domethënë. E humbëm titullin me Feronikelin, në ndeshjen e fundit. Edhe pastaj me Gjilanin e kishim dy deri në tre xhiro para fundit. Që ta jep ai të kuqin.
Dal e largoj topin me kokë, përplaset Progni tek unë dhe unë e marr kartonin e kuq. Mendoj se është një gabim shumë i madh i arbitrit. Pas atij viti e fi tuam Kupën dhe shkova në Tiranë. Shkova në Tiranë, Prishtina kampion. Thashë: çfarë po bëhet, menjëherë kampion. Po, shyqyr Zotit, vitin tjetër me Tiranën u bëra kampion. Të ka mbetur peng që s’e ke fi tuar titullin me Prishtinën? Si jo. Shumë qejf kam të bëhem njëherë kampion me Prishtinën dhe shpresoj që në një të ardhme të bëhet. Pse jo. Kam qejf ta mbyll karrierën në Prishtinë”, u shpreh Bekaj.
PANORAMASPORT.AL













