Karriera dhe statistikat, e mesfushorit të Kombëtares, Ramadani largohet nga Italia pas 3 sezonesh për Turqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 22:47

Karriera dhe statistikat, e mesfushorit të Kombëtares, Ramadani largohet nga Italia pas 3 sezonesh për Turqinë

Ylber Ramadani ka mbyllur zyrtarisht kapitullin e tij me Leçen. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Serie A për të nisur një aventurë të re në Superligën e Turqisë, ku do të veshë fanellën e Çorum, skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit turk.ramadaniPas tre sezonesh të mbushura me sakrifi cë, profesionalizëm dhe paraqitje të qëndrueshme, 30-vjeçari i jep fund eksperiencës në Itali, aty ku u shndërrua në një nga futbollistët më të besuar të mesfushës verdhekuqe. Për Leçen, largimi i Ramadanit përfaqëson fundin e një cikli të rëndësishëm, ndërsa për vetë futbollistin nis një sfi dë e re në një kampionat gjithnjë e më konkurrues. Klubi italian do të arkëtojë rreth 1 milion euro nga shitja e kartonit të mesfushorit shqiptar, një shumë që pritet të investohet për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

TRANSFERIMI NË TURQI– Marrëveshja mes Leçes dhe Çorum FK është arritur dhe Ramadani pritet të fi rmosë një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovim me klubin turk. Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe turke, Çorum FK do t’i paguajë Leçes rreth 1 milion euro për kartonin e shqiptarit, ndërsa dëshira për këtë transferim ka ardhur edhe nga vetë lojtari, i cili ishte i gatshëm të niste një eksperiencë të re pas tre viteve në Serie A. Çorum është ngjitur këtë sezon në Superligën turke dhe synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për të siguruar mbijetesën. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur të investojnë te një futbollist me eksperiencë si Ramadani, i cili ka luajtur në disa kampionate europiane dhe është një nga titullarët e Kombëtares shqiptare.

Largimi i tij konsiderohet një humbje e rëndësishme për Leçen. Gjatë qëndrimit në Itali ai u shndërrua në një pikë referimi në mesfushë falë disiplinës taktike, aftësisë për të rikuperuar topa dhe eksperiencës që solli në skuadër. Kur mbërriti në verën e vitit 2023, Ramadani kishte detyrën e vështirë për të zëvendësuar Morten Hjulmand, i cili ishte transferuar te Sporting Lisbona pasi ishte bërë një nga liderët e Leçes. Krahasimet ishin të pashmangshme, por shqiptari arriti të ndërtonte identitetin e tij. Ai nuk ishte lojtari që binte në sy me gola apo asistime, por fi toi respektin e trajnerëve dhe tifozëve falë punës së madhe në mesfushë dhe përkushtimit maksimal në çdo ndeshje. Në një skuadër që çdo sezon luftonte për mbijetesë, Ramadani u bë një nga lojtarët më të përdorur, duke ofruar ekuilibër dhe siguri në repartin e mesfushës.

PËRSHËNDETJA E RAMADANIT- Përpara largimit nga Leçe, mesfushori shqiptar ka zgjedhur të përshëndesë klubin dhe tifozët me një mesazh emocionues në rrjetet sociale. “Leçe, shtëpia ime, dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për këto tre vite që i kalova këtu, sikur të kisha jetuar këtu për 30 vjet. Dua të falënderoj drejtorët Corvino dhe Trinchera, presidentin, të gjithë trajnerët që më kanë ndjekur gjatë këtyre tre viteve në Leçe dhe, në fund, tifozët e mrekullueshëm që më kanë mbështetur gjithmonë, si në momentet e mira ashtu edhe në ato të vështira. Ju uroj gjithë të mirat. Do ta ndjek gjithmonë Leçen”, shkruan Ramadani në mesazhin e tij.

STATISTIKAT NË ITALI- Ramadani u transferua te Leçe në verën e vitit 2023 nga Aberdin për rreth 1.2 milionë euro. Ai erdhi në Serie A pas një eksperience pozitive në Skoci dhe arriti të fi tonte menjëherë besimin e stafi t teknik. Gjatë tre sezoneve me fanellën verdhekuqe ai zhvilloi 104 ndeshje zyrtare, realizoi 3 gola dhe dha 1 asist, duke qenë një nga futbollistët më të aktivizuar të skuadrës.

Në sezonin e fundit ai regjistroi 34 paraqitje në kampionat dhe shënoi një gol të rëndësishëm në fi toren 2-0 ndaj Kaljarit, sukses që ndihmoi Leçen të siguronte mbijetesën e katërt radhazi në Serie A, teksa ishte edhe lojtari me më shumë kilometra të përshkuara sezonin e fundit. Megjithëse statistikat e tij nuk bien në sy për aspektin ofensiv, kontributi në fazën mbrojtëse, Ramadani u kthye në lider të mesfushës. Ai ishte gjithmonë një nga futbollistët më të besuar nga trajnerët që drejtuan ekipin gjatë kësaj periudhe.

KARRIERA- Ylber Ramadani e ka nisur rrugëtimin e tij në futboll nga Kosova. Ai u formua te Prishtina U19, ndërsa më pas veshi fanellën e Ferizajt, përpara se të transferohej te Prishtina. Në vitin 2016 kaloi te Drita, ku spikati me paraqitjet e tij dhe hodhi bazat për karrierën ndërkombëtare. Pas suksesit në futbollin kosovar, ai u transferua te Partizani, ku u bë një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit shqiptar. Në verën e vitit 2017 ai u transferua në Danimarkë te Vejle për rreth 200 mijë euro, duke nisur aventurën në futbollin europian.

Pas katër sezonesh në Danimarkë, në vitin 2021 kaloi si lojtar i lirë te MTK Budapest në Hungari. Vetëm një vit më vonë ai fi rmosi me Aberdin në Skoci, ku zhvilloi një sezon shumë pozitiv dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve të Serie A. Në verën e vitit 2023 Leçe investoi rreth 1.2 milionë euro për ta transferuar në Itali. Pas tre sezonesh në Serie A dhe mbi 100 paraqitjeve me fanellën e Leçes, Ramadani ka vendosur të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij duke firmosur me Çorum në Turqi.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL