Zënka, polemika dhe Garsia një hap larg shkarkimit/ Ja çfarë ndodh te “fuçia e barutit” europiane
Belgjika rrezikoi të shpërbëhej në mijëra copa pikërisht në momentin vendimtar të Botërorit të saj, megjithatë “lodra” është ende aty, e tëra, me disa çarje por në dukje e paprekur. Ky është një problem i madh për amerikanët që po përfi tojnë nga entuziazmi i publikut vendas: skuadra e Garsias nuk është në momentin e saj më të mirë, por ka ende individualitete të rralla dhe shkon në ndeshjen kundër Poçetinos në Siatëll me shpirtin e të mbijetuarit, më i rrezikshmi për definicion.

Rruga
Në fund të fundit, e gjithë bota ka parë dhe komentuar atë që ndodhi gjatë ndeshjes dramatike të 1/16-ve kundër Senegalit, kur shpresa dukej e humbur, dy liderë të grupit, Juri Tilemans dhe Leandro Trosard, pothuajse u përleshën për një debat në fushë. Çfarëdo drejtimi që të marrë ky Botëror, kjo skenë do të mbetet, edhe pse gjithçka u qetësua shpejt, sidomos falë përmbysjes së çmendur ndaj afrikanëve. Po ashtu, jashtë fushës do të mbeten pakënaqësitë që Kevin De Bryjn kishte shprehur publikisht, kur pranoi kufi jtë e kësaj skuadre.
Pra, rrugëtimi i Belgjikës drejt SHBA-së ka qenë plot tensione dhe, paralelisht, rreth “Djajve” është rritur debati i zakonshëm për këtë brez të artë pa trofe, tashmë i konsideruar shumë i vjetër për të garuar në nivelet më të larta. Por më pas ndodhi diçka: planet u rreshtuan dhe zemërimi u kthye në energji. Kur Garsia pothuajse kishte në dorë letrën e shkarkimit, erdhi përmbysja nga 0-2 në 3-2 që ndryshon mënyrën si shikohet rruga drejt 1/8-ve. Trajneri është ende në stol dhe Belgjika e tij jep ndjesinë e një skuadre të rilindur pikërisht kur ishte gati të shpërthente.
Sa tension
Sigurisht, pakënaqësitë dhe konfl iktet e fshehura nuk mund të zhduken lehtë, sepse ky klimë kishte fi lluar që në fazën e grupeve. Barazimi me Egjiptin në ndeshjen e parë dhe ai me Iranin ngritën dyshimet e para për një skuadër me shumë talent, por të lodhur dhe pa vazhdimësi. Madje, zëri i pakënaqësisë erdhi nga vetë KDB (Kevin De Bryjn), simboli teknik i kombëtares, me një vetëkritikë të rrallë: “nuk ishim në nivelin e duhur”, që shkaktoi debat në vend dhe një tjetër proces ndaj “Gjeneratës së Artë”.
Mes të “akuzuarve” janë KDB, Lukaku, Kurtua, Trosard, për shumë njerëz, ish-kampionë në fund të karrierës. Kjo narrativë e përsëritur e ka irrituar trajnerin, i cili para ndeshjes me Senegalin u shpreh hapur: “Është e gabuar t’i quash të vjetër…”. Duke mbrojtur liderët e tij, ishtrajneri i Romës dhe Napolit kujtoi se pikërisht përvoja duhet të ishte arma kryesore e Belgjikës në momentin vendimtar.
Skena e dytë
Garsia nuk e kishte parashikuar përplasjen “live” mes dy lojtarëve simbol gjatë kaosit ndaj Senegalit. Të gjendur 0-2 në disavantazh dhe pranë eliminimit, Tilemans dhe Trosard u përplasën ashpër për një aksion të menaxhuar keq: Tielemans zgjodhi një krosim për Lukakun, ndërsa Trossard kërkonte një pasim në tokë. Për t’i qetësuar u desh ndërhyrja e Romelu Lukakut, Nikolas Raskin dhe madje edhe disa lojtarëve të Senegalit. Pamjet dukeshin si shembulli i një dhome zhveshjeje jashtë kontrollit, por paradoksalisht ata që u zunë më pas bënë bashkë golin e barazimit, krosim i Trosard, gol me kokë i Tilemans, përqafi m lehtësues, edhe ky viral. Pas fi tores 3-2 në kohën shtesë, kapiteni e minimizoi incidentin. “Janë emocionet e momentit”.
Trajneri, në vend që ta dënonte, e pa si diçka pozitive: “Më pëlqen kur lojtarët janë gati të përmbysin gjithçka kur gjërat nuk shkojnë mirë. Do të thotë që u intereson vërtet”. Sipas tij, kjo zënkë mund të jetë pika e kthesës së turneut, por Belgjika shkon në 1/8 me shumë dyshime: mes problemeve të lojës dhe nervave të hapura në dhomën e zhveshjes, por edhe me aftësinë e re për të vuajtur, për t’u zënë dhe për t’u ringritur bashkë. Dhe ndoshta, ajo skenë mes Tilemans dhe Trosard nuk është fi llimi i fundit, por fi llimi i një “jete të dytë” amerikane.
PANORAMASPORT.AL













