“Emblema që mbajmë në zemër është e përjetshme”, kapiteni i Elbasanit flet para ndeshjes së Europës: Kemi 20 vite që e presim
Elbasani do të luajë nesër në orën 20:00 ndeshjen e parë në Europë, pas 20 vitesh.

Verdheblutë do të presin BATE Borisov në duelin e parë, të vlefshëm për Ligën e Konferencës. Në prag të kësaj supersfide, kapiteni Bruno Lulaj u shfaq krah trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Ai deklaroi se do të japin maksimumin dhe shpresojnë për një rezultat pozitiv. Ndër të tjera u ndal edhe te largimi dhe afrimi i lojtarëve gjatë kësaj merkato.
“Sigurisht që na pret një kundërshtar që ka eskperiencë në garat europiane, e vlerësojmë dhe respektojmë BATE-n, por edhe ne kemi punuar shumë fort për të qenë gati për këtë ditë. Sigurisht nesër të presin të gjithë maksimumin nga ekipi i Elbasanit, të shpalosim në fushë se çfarë kemi punuar gjatë kësaj jave dhe shpresojmë për më të mirën. Jam shumë I sigurt që do të ketë entuziazëm dhe që do të jetë i mbushur plot me tifozë, janë 20 vite që ky qytet që e dashuron kaq shumë futbollin e pret këtë ndeshje, dhe ne mezi po presim që ti kërnaqim tifozët dhe gjithë qytetin edhe të marrim një rezultat pozitiv për ta. Futbolli kështu e ka, lojtarët nuk janë të përjetshëm, e vetmja gjë e përjetshme është emblema që mbajmë në zemër, lojtarët e rinj janë integruar shumë mirë me skuadrën dhe ne lojtarët e vjetër i kemi ndihmuar, janë lojtarë cilësorë dhe djem shumë të mirë dhe shpresoj që do të na ndihmojnë”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL













