Postuar: Korrik 6, 2026 | 18:02
EKSKLUZIVE/ Tirana bën lëvizjen e bujshme, merr futbollistin që sapo u largua nga Dinamo
Klubi i Tiranës duket se ka ndryshuar kurs në këtë sezon dhe po u beson më shumë emrave të njohur në futbollin shqiptar për të bërë hapin cilësor duke shpresuar të mos përsëritë katastrofën e edicioneve të kaluara.

Bardheblutë, pasi kanë siguruar firmën e një futbollisti me emër në Superiore si Ardit Krymi, kanë hedhur hapat e parë drejt firmës me një tjetër lojtar që njeh mirë futbollin tonë. “Panorama Sport” mëson se bardheblutë janë shumë pranë firmës me futbollistin Bernard Berisha.
Ky i fundit u largua nga radhët e Dinamos pak javë më parë, duke mbyllur marrëveshjen që kishte me blutë kryeqytetas ku duket se gjërat nuk kishin shkuar sipas planeve për të.
OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT-AL













