ZYRTARE/ 14 vite të arta me Interin, legjenda zikaltër i jep lamtumirën klubit: Jam gati për një kapitull të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 16:40

ZYRTARE/ 14 vite të arta me Interin, legjenda zikaltër i jep lamtumirën klubit: Jam gati për një kapitull të ri

Samir Handanoviç i ka thënë lamtumirë Interit pas 14 vitesh, midis periudhave si lojtar, pastaj si vëzhgues dhe së fundmi si trajner i ekipit nën 17 vjeç. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai i falenderon të gjithë për këto vite te zikaltërit, si dhe tregon se do të nisë një kapitull të ri, duke mos zbuluar më shumë detaje.Goalkeeper Handanovic leaves Inter after 11 years | ReutersPostimi i plotë

Njëmbëdhjetë vjet si lojtar, një si vëzhgues dhe dy si trajner.

Nuk më ka pëlqyer kurrë ta tregoj historinë time përmes numrave. Megjithatë, ndërsa një kapitull katërmbëdhjetëvjeçar po mbyllet, është e pamundur të mos shohësh prapa dhe të mos reflektosh mbi gjithçka që më ka dhënë ky udhëtim.

Interi ishte shumë më tepër sesa një ekip: ishte një shtëpi, një vend rritjeje, sfidash, emocionesh dhe njerëzish që lanë gjurmë tek unë.

Faleminderit të gjithëve që ndanë këto vite me mua, në çdo rol dhe në çdo moment.

Një falënderim i veçantë shkon për bashkëpunëtorët e mi dhe lojtarët që kam pasur privilegjin të stërvit gjatë dy sezoneve të fundit.
Lojtarë që i kam dashur, që më kanë dhënë kaq shumë dhe me të cilët kam qenë në gjendje ta vë pasionin tim për futbollin në vend të parë.

Një kapitull i rëndësishëm po mbyllet, por unë mbaj me vete kujtime, mësime dhe mirënjohje.

Jam gati të hap një kapitull të ri me entuziazëm, duke i thënë lamtumirë botës Nerazzurri me dashuri, krenari dhe mirënjohje.

PANORAMASPORT.AL