Mund të kishte përfaqësuar Anglinë, “makineria” Haland i shënjestron për çerekfinalen e Botërorit
Erling Haland po shkëlqen vërtet në qiellin e Kupës së Botës teksa në paraqitjen e tij të parë në turne ka realizuar 7 gola deri tani, njësoj si Mesi dhe Mbape.

Tashmë në çerekfinale, Norvegjia e tij do të përballet me Anglinë, një ndeshje që i gjithë vendi skandinav mezi e pret.
Për 25-vjeçarin, ndeshja kundër Anglisë premton të jetë edhe më e veçantë, duke pasur parasysh se ai mund të kishte përfaqësuar edhe Tre Luanët. Arsyeja është e thjeshtë, sulmuesi ka lindur në qytetin anglez të Lidsit, ku luajti babai i tij, Alf Inge.
Megjithatë, rruga e jetës së Haland e çoi atë të jetonte praktikisht të gjithë jetën e tij në Norvegji, të paktën para hapit të madh (midis Salcburgut, Austri dhe Borusia Dortmund në Gjermaninë fqinje), duke e çuar atë në një zgjedhje të natyrshme se cilën skuadër kombëtare do të përfaqësonte. Sot, ai është padyshim simboli i kësaj skuadre kombëtare.
PANORAMASPORT.AL













