ZYRTARE/ Nuk kishte ndodhur asnjëherë, Partizani prezanton trajnerin e ri
Florin Bratu është prezantuar si trajneri i ri i Partizanit. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trajner rumun të ulej në stolin e “demave”.

Kontrata e firmosur është 1+1, ndërsa ishte vetë presidenti Demi që e prezantoi.
Partizani ishte pa trajner që nga muaji prill, kur u shkarkua Oltijon Kërnaja. Te Partizani vazhdojnë të besojnë në Ballkan. Pasi për herë të parë u emërua një trajner kroat si Zekiç, më pas erdhën zyrtarizimet e serbëve Veselinoviç dhe Milinkoviç.
NJOFTIMI I PARTIZANIT:
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46 vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026 – 2027. Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar. Bratu ka nënshkruar një kontratë 1 + 1 dhe vjen në drejtimin e “Demave të Kuq” për të nisur projektin e ri ambicioz dhe fitues.
PANORAMASPORT.AL













