Princi që nuk u bë kurrë mbret, Nejmar njofton vendimin drastik pas eliminimit të Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2026 | 11:02

Princi që nuk u bë kurrë mbret, Nejmar njofton vendimin drastik pas eliminimit të Brazilit

Nejmar luajti dje ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Brazilit. Goli nga penalltia në fundin e takimit me Norvegjinë, ishte po ashtu i fundit që do të mbajë mend.

Screenshot 2026-07-06 105158

Në total sulmuesi brazilian regjistroi 130 ndeshje. Gjatë kësaj kohe shënoi 80 gola dhe asistoi 59 të tjerë. Padyshim që do të mbahet mend si ikonë e Brazilit, megjithëse asnjëherë nuk fitoi trofeun më të rëndësishëm.

“E provova. Filloi këtu, në “Metlife Stadium”, dhe përfundoi këtu për mua. Tani ka mbaruar”, u shpreh Nejmar pas ndeshjes së fazës 1/8.

Fitorja e Kupës së Konfederatave në vitin 2013, por edhe medalja e artë olimpike në vitin 2016 do të kujtohen me nostalgji.

Prinici që nuk u bë kurrë mbret ishte ai tek i cili të gjithë brazilianët besonin disa vite më parë. Dëmtimet e rënda ishin një nga faktorët që ndikuan në karrierën e tij.

PANORAMASPORT.AL