VIDEO/ Fundi i çuditshëm i Nejmar me Brazilin, në fillim u tall me portierin pastaj shpërtheu në të qara
Sulmuesi brazilian Nejmar ka luajtur sot atë që padyshim do të jetë ndeshja e tij e fundit në një Botëror, pa arritur që të lërë shenjën e tij në historinë e Brazilit siç do të dëshironte. Futbollisti e nisi ndeshjen nga stoli, shënoi një gol, por ishte shumë pak për të ndihmuar Brazilin që të kalonte turin përballë Norvegjisë së fenomenit Haland.

Futbollisti hyri në fushë si zëvendësues dhe në fund, pati shansin të gjuante një penallti përballë Nyland. Ai fillimisht nisi të thumbohej me portierin norvegjez që e ngacmonte me fjalët “Do të ta pres”. Nejmar shënoi dhe shkoi të tallej me të, në vend që të ngutej të rifillonte lojën.
SHIH VIDEON
Por pak minuta më vonë, më vërshëllimën përfundimtare, sulmuesi brazilian ra i dëshpëruar në tokë, duke e kuptuar se koha e tij me Brazilin, pas këtij eliminimi, kishte marrë fund. Ndaj Nejmar nuk mbajti dot lotët duke nisur të qante në fushë, i rrethuar nga shokët e skuadrës që tentuan ta ngushëllonin futbollistin i cili për shumë vite ka mbajtur numrin 10, por pa shfaqur asnjëherë kur duhej atë që pritej prej tij.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













