ZYRTARE/ FIFA trondit botën e futbollit, publikon vendimin e paprecedentë gjatë Botërorit (VIDEO)
Folarin Balogun do të luajë për SHBA-në ndaj Belgjikës. Ky është rasti i paprecedentë i krijuar në Botëror, pasi FIFA ka vendosur të pezullojë kartonin e kuq që iu dha ndaj Bosnjë Hercegovinës.

Ky zhvillim i papritur është vendim i vetë FIFA-s. Nuk kishte apelim të SHBA-së, dhe po ashtu duke qenë se erdhi si karton i kuq menjëherë pas rishikimit me VAR për ndërhyrjen e ashpër, nuk u duk se do të kishte shpëtim.
Ndaj dhe ky zhvillim i jashtëzakonshëm tronditi botën e futbollit.
NJOFTIMI I FIFA-s
“Sulmuesi i SHBA-së, Folarin Balogun, do të jetë në dispozicion për të luajtur në ndeshjen e fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës FIFA 2026 kundër Belgjikës, e cila do të zhvillohet të hënën në stadiumin e Seattle .
Komiteti Disiplinor i FIFA-s publikoi të dielën një përditësim mbi statusin e sulmuesit 25-vjeçar, i lindur në Nju Jork, i cili ka shënuar tre gola për përfaqësuesen amerikane në këtë edicion të Kupës së Botës.
‘Në zbatim të nenit 27 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, pezullimi automatik me një ndeshje për lojtarin e SHBA-së, Folarin Balogun, pezullohet për një periudhë prove prej një (1) viti’”.
Rasti: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













