Firmë deri në vitin 2031, te Bajerni u shpenzuan miliona për transferimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 16:05

Firmë deri në vitin 2031, te Bajerni u shpenzuan miliona për transferimin e fundit

Ishte parashikuar prej disa javësh dhe tani Bajerni e ka bërë zyrtare: Nathaniel Braun do të jetë një tjetër futbollist i kombëtares gjermane që do të luaj për klubin bavarez. Nëse llogaritet edhe Jonas Urbig si portier i tretë, Bajerni tani ka nëntë futbollistë nën kontratë që ishin pjesë e kombëtares gjermane në Kupën e Botës.

bajernnn

Mbrojtësi i majtë transferohet nga Frankfurti drejt Mynihut për një shumë prej rreth 55 milionë eurosh. 10 përqind e kësaj shume do t’i kaloj ish klubit të tij, Nurnbergut. Braun ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Bajernin, e vlefshme deri më 30 qershor 2031. “Nathaniel Braun ka profilin që kërkohet shumë në futbollin modern,” deklaroi drejtori ekzekutiv i Bajernit, Jan Kristian Dresen.

“Me shpejtësinë dhe dinamizmin e tij, ai ka bërë një zhvillim të jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe ne jemi të gjithë të bindur se ai përshtatet në mënyrë perfekte me Bajernin.” Interesimi i hershëm i Bajernit për një mbrojtës të majtë me potencial të madh në këtë merkato verore tregonte gjithashtu se besimi i klubit te gjendja fizike e Alfonso Dejvis, nuk ishte më absolut.

Braun konsiderohet një nga talentet më premtues. Ai kombinon shpejtësinë (35.8 km/ h), aftësinë në duele, teknikën dhe inteligjencën në lojë, duke u bërë një nga mbrojtësit më të kërkuar në tregun ndërkombëtar. “Ai la gjurmë në Kupën e Botës dhe tregoi pse kemi qenë të interesuar për të prej kohësh,” tha drejtori sportiv Maks Eberl.

“Ai do të na ofroj më shumë alternativa si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë.” Ndërsa drejtori sportiv Kristof Frojnd shtoi se Braun, megjithëse vetëm 23 vjeç, “është shndërruar tashmë në një futbollist të nivelit të lartë dhe do të vazhdoj të përmirësohet.” Braun mund ta bëjë debutimin e tij zyrtar me fanellën e Bajernit që më 22 gusht, kur bavarezët do të përballen me Borusia Dortmundin në Superkupën Franc Bekenbauer.

PANORAMASPORT.AL