EKSKLUZIVE/ Ndryshim planesh te Partizani, nis projekti për sezonin e ri (SITUATA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 15:47

EKSKLUZIVE/ Ndryshim planesh te Partizani, nis projekti për sezonin e ri (SITUATA)

Partizani fillon nga nesër përgatitjet për sezonin e ri. “Panorama Sport” mëson se faza përgatitore do të zhvillohet në Pogradec, ndryshe nga se ishte raportuar më parë për Maqedoninë e Veriut.

ARENA E DEMAVE

Prezantimi i Florin Bratu do të vijë në vijim, teksa aktualisht ndodhet në Tiranë. Tekniku 46-vjeçar ulet në stolin e “demave”, duke u bërë rumuni i parë që drejton Partizanin.

Partizani pati për herë të fundit në krye Oltijon Kërnajën. Sezoni i kaluar ndërkohë ishte mjaft i vështirë. Nisi me Skënder Gegën në krye, më pas u emërua Mladen Milinkoviç dhe pas Kërnajës ishte Real Zhivanaj që mbylli sezonin.

Bratu duhet të bëjë mirë me grupin që ka pësuar ndryshime. “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht për largimin e Altin Bytyçit, Karlos Martinez dhe Amos Nondit. Ndërkohë David Fadairo do të kontribuojë te Dinamo në Ligën e Konferencës. Sa i përket rinovimeve njoftuam për David Atanaskoskin, Redon Ismailin dhe Albers Kekon.

Ndërkohë rinovime të tjera ishin Albion Marku dhe Marçelino Preka. U largua po ashtu Vusal Isgandarli, ndërsa Rrok Toma është në huazim te Vllaznia për Europën.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL