Kur Irlanda luajti ndaj Meksikës në 43°C në ’94, rrrëfimi tronditës për ndeshjen më çnjerëzore në Botërorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2026 | 15:04

Kur Irlanda luajti ndaj Meksikës në 43°C në ’94, rrrëfimi tronditës për ndeshjen më çnjerëzore në Botërorë

Ndërsa temperaturat e larta po shqetësojnë organizatorët dhe skuadrat në Botërorin 2026, ish-futbollistët e Republikës së Irlandës, Xhejson MkAtir dhe Xhon Aldrixh, kanë rikthyer në kujtesë atë që konsiderohet një nga ndeshjet më ekstreme në historinë e Kupës së Botës, sfidën ndaj Meksikës në Botërorin e vitit 1994, e zhvilluar në Orlando të Floridës, në temperatura që arritën deri në 43 gradë Celsius.1“Disa nga djemtë po shkriheshin nga vapa. Sidomos Stiv Staunton dhe Tomi Kojn e kishin pothuajse të pamundur të përballonin temperaturat”, kujton MkAtir. Irlanda vinte në atë ndeshje pas një fitoreje historike ndaj Italisë, që më vonë do të arrinte deri në fi nalen e Botërorit. Përballë kishte Meksikën, në stadiumin “Citrus Bowl” të Floridës, ku takimi nisi në mesditë, në momentin kur dielli ishte në kulmin e tij. Nxehtësia ishte aq e madhe, sa sipas raportimeve, mbi 100 tifozë humbën ndjenjat në tribuna për shkak të goditjes nga të nxehtit.

Fotografitë e asaj dite tregojnë futbollistë të rraskapitur, me fanellat e lagura nga djersa dhe fytyra të skuqura nga temperaturat ekstreme, duke e bërë ndeshjen të dukej më shumë si një eksperiment shkencor sesa një event sportiv. “Vapa ishte mbytëse dhe stadiumi ishte si një kazan gjigant. Ishte ndërtuar në formë tasi, ndaj mbante brenda si zhurmën, ashtu edhe nxehtësinë. Në fushë dukej shumë më nxehtë sesa jashtë stadiumit”, rrëfen MkAtir. Ai kujton se ishte vetëm 24 vjeç dhe plot energji, por pranon se askush në skuadër nuk kishte përjetuar më parë kushte të tilla. “Isha i ri dhe ndihesha mirë fi zikisht, por asnjëri prej nesh nuk kishte luajtur ndonjëherë në temperatura të tilla”.

Përgatitje “primitive” për vapën

Sipas MkAtir, përgatitjet e Irlandës për klimën amerikane do të dukeshin qesharake nëse krahasohen me standardet e futbollit modern. “U përpoqëm të ambientoheshim me vapën, bënim stërvitje dhe na dhanë kapele për t’u mbrojtur nga dielli. Ajo që më kujtohet më shumë janë qeskat me “Dioralyte”, që na i jepnin për të rikthyer kripërat minerale në organizëm. Kaq ishte shkenca sportive në atë kohë”. Në Botërorin e vitit 1994 nuk ekzistonin pushimet zyrtare për hidratim. Madje, FIFA kishte ndaluar që futbollistët të pinin ujë me shishe gjatë lojës. Vetëm pas protestave të forta të trajnerit irlandez Xhak Çarlton, federata ndryshoi vendimin një ditë para sfi dës me Meksikën, duke lejuar që në fushë të hidheshin qese me ujë, në mënyrë që lojtarët të freskoheshin gjatë ndeshjes. “Gjithçka që kishim ishin peshqirë të ftohtë dhe qese plastike me ujë, të cilat i hidhnim mbi kokë. Mendoj se ne shpikëm pushimet për hidratim, edhe pse në fakt loja nuk ndalej”.

Incidenti me Aldrixh

Në atë kohë lejoheshin vetëm dy zëvendësime gjatë ndeshjes. Në minutën e 66- të, me Irlandën që humbiste 2-0, Çarlton vendosi të aktivizonte Xhejson MkAtir dhe Xhon Aldrixh. MkAtir hyri menjëherë në fushë, por Aldrixh u pengua nga arbitrat dhe zyrtarët, duke e lënë Irlandën të luante për katër minuta me vetëm dhjetë futbollistë. Ky episod shkaktoi një shpërthim të famshëm të sulmuesit, i cili ofendoi rëndë një prej zyrtarëve në vijën anësore. “Xhak na tha të ngroheshim para se të futeshim në lojë. Ishte ironike, sepse nuk mund të ishim më të nxehtë seç ishim. Kur flet për stresin nga temperaturat dhe ndikimin në vendimmarrje, ajo vapë të çorientonte plotësisht”, thotë MkAtir.

“Nuk merrnim dot frymë”

Megjithëse Aldrixh shënoi golin që rezultoi vendimtar për kualifi kimin e Irlandës në fazën me eliminim direkt, ai sot beson se ndeshja nuk duhej të ishte zhvilluar kurrë në ato kushte. “Ishte çmenduri. Kushtet ndikuan jashtëzakonisht shumë në mënyrën se si luajtëm. Sa herë që bëje një sprint, nuk arrije të merrje frymë. Nuk ishte vetëm temperatura, por edhe lagështia shumë e lartë”. Ai shton se metodat e stërvitjes së Xhak Çarlton ishin tepër intensive dhe, të kombinuara me vapën, i rraskapitën lojtarët.

“Njerëzit nuk e kuptojnë sa shumë punonim me Xhakun. Kur kësaj i shton edhe vapën dhe lagështinë, ishte e pamundur të rikuperoheshe. Kjo u pa sidomos në ndeshjen e katërt kundër Holandës, ku nuk kishim më fuqi”. Çarlton kishte paralajmëruar para sfi dës se mungesa e ujit mund të rrezikonte seriozisht shëndetin e futbollistëve. “Ai thoshte se dikush mund të vdiste pa pirë ujë gjatë ndeshjes, por në fi llim askush nuk e dëgjoi. Sot duket si diçka e epokës së dinosaurëve, por kanë kaluar vetëm pak dekada”.

Rasti dramatik i Tomi Kojn

Paralajmërimet e Çarlton pothuajse u bënë realitet pas ndeshjes. Tomi Kojn u përzgjodh për kontroll antidoping, por ishte aq i dehidratuar sa nuk arrinte të jepte mostrën. Ai konsumoi një sasi të madhe uji për të urinuar, por kjo i shkaktoi probleme serioze. “Ai piu aq shumë ujë, sa praktikisht e mbingarkoi organizmin. Gjatë fl uturimit drejt Nju Jorkut gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm. Presioni i lëngjeve në trup u rrit aq shumë, sa piloti u detyrua të ulte lartësinë e avionit për ta ndihmuar. Ishte një rrezik real për jetën e tij”, kujton MkAtir.

Botërori 2026, sfida e re me vapën

Edhe Botërori 2026 po zhvillohet nën hijen e temperaturave të larta. Parashikimet fl asin për një valë të rrezikshme të nxehti në lindje të Shteteve të Bashkuara, ku disa ndeshje mund të zhvillohen në stadiume pa çati dhe pa sistem ftohjeje, si ato në Majemi, Filadelf a dhe Nju Xhersi. Megjithatë, MkAtir beson se futbollistët e sotëm janë shumë më të mbrojtur.

“Mendoj se FIFA kujdeset shumë më tepër për mirëqenien e lojtarëve. Pushimet për hidratim tashmë janë të detyrueshme, edhe pse shpesh përdoren edhe për arsye taktike apo komerciale”. Ai shton se një sfi dë tjetër për skuadrat mbetet lartësia mbi nivelin e detit, siç do ta përjetojë Anglia në ndeshjen ndaj Meksikës. “Përveç vapës, ata do të duhet të përballen edhe me lartësinë. Nuk jam i sigurt se si mund të përgatitesh plotësisht për një ambient të tillë”.

PANORAMASPORT.AL