Aventura e re në Turqi, Ramadani i jep lamtumirën Leçes: 3 vite këtu, sikur të kisha jetuar për 30 vjet…
Ylber Ramadani i ka dhënë lamtumirën Leçes përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori i Kombëtares largohet pas 3 vitesh në klubin e Serisë A dhe tashmë do të vijojë karrierën te Çorum FK, klub që luan në Superligën turke.
“Leçe, shtëpia ime, dua të të falënderoj nga thellësia e zemrës për këto tre vite që i kalova këtu, sikur të kisha jetuar këtu për 30 vjet. Dua të falënderoj drejtorin Corvino Trinchera dhe presidentin. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët e mi që më kanë mbështetur gjatë këtyre tre viteve në Leçe dhe së fundmi tifozët e mrekullueshëm që më kanë mbështetur gjithmonë si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija. Ju uroj gjithë të mirat. Do të të ndjek gjithmonë, Leçe 💛❤️”, shkruan Ramadani në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL













