Postuar: Korrik 5, 2026 | 10:58
LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i ri i Partizanit mbërrin në Tiranë: O i lumi unë, ç’paska rritur nëna (VIDEO)
Florin Bratu do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Tashmë, rumuni ka mbërritur në kryeqytet dhe këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në “InstaStory”.

Teksa ka hedhur një foto, ku shfaqet logoja e Partizanit dhe inicialet e tij, në sfond ka vendosur këngën e njohur “Lumi Unë”. (VIDEO)
Rikujtojmë që nesër ekipi do të kthehet në fushë siç “Panorama Sport” ka raportuar.
Bratu bëhet trajneri i parë rumun që merr drejtimin e Partizanit. Risitë nga Ballkani janë provuar që nga viti 2023, që të jenë në stolin e Partizanit. Fillimisht kroati Zekiç, më pas serbët Veselinoviç dhe Milinkoviç, ndërsa së fundmi Bratu.
PANORAMASPORT.AL













