Ka tradhti! Çina Suarez “i jep duart” Ikardit, në skenë del një 22-vjeçare
Historia e dashurisë mes Mauro Ikardit dhe Çina Suarezit duket se ka marrë fund. Sipas mediave argjentinase, marrëdhënia e çiftit është prishur përfundimisht pasi sulmuesi dyshohet se e ka tradhtuar aktoren me 22-vjeçaren Ekaterina Ojeda.

Sipas zbulimeve të gazetares Yanina Latorre në emisionin “SQP” në “America TV”, Çina Suarez ka gjetur në telefonin e ish-sulmuesit të Interit mesazhe komprometuese, ku ai kërkonte, përmes një personi të tretë, kontaktin e Ekaterina Ojedës. Ky zbulim thuhet se ka qenë prova vendimtare që rrëzoi çdo shpjegim të Ikardit.
Menjëherë pas kësaj, aktorja është larguar nga shtëpia ku jetonin së bashku dhe është transferuar në vilën e saj në San Jorge, duke vulosur atë që mediat e cilësojnë si një ndarje të plotë mes çiftit. Nga ana tjetër, Vanda Nara ka ndarë disa “story”, duke provokuar me një mesazh enigmatik.
“Vajza e mërzitur kërkon një djalë të mërzitur”, shkruan modelja argjentinase mbi një video të postuar në “Instagram”, ku shfaqet si gjithnjë tepër joshëse dhe provokuese…
PANORAMASPORT.AL













