Postuar: Korrik 4, 2026 | 20:10
Marokut i priten “krahët” në Botëror, humbet golashënuesin më të mirë të skuadrës
Maroku ka humbur një nga lojtarët e tij kryesor gjatë ndeshjes me Kanadanë.

Ismael Saibari u detyrua të zëvendësohej në minutën e 21-të për shkak të dëmtimit dhe vendin e tij e tij e mori Rahimi. (VIDEO)
Kjo është një goditje e vërtetë për afrikanët dhe për vetë Saibarin, i cili ka shijuar një Kupë Bote të jashtëzakonshme deri më tani.
Mesfushori i sapoblerë nga Bajern Mynih shënoi tre gola në fazën e grupeve, aktualisht dhe golashënuesi më i mirë i Marokut në turne. Ai shënoi penalltinë vendimtare kundër Holandës në raundin e 1/16-ave.
PANORAMASPORT.AL













