Lajmi më i rëndësishëm, Egnatia konfirmon rikthimin e madh para Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 16:20

Lajmi më i rëndësishëm, Egnatia konfirmon rikthimin e madh para Europës

Mario Dajsinani i mungonte prej kohësh Egnatias me ngarkesë të plotë. Portieri 27-vjeçar humbi të gjitha ndeshjet e Final Four, ndërsa lajmet e fundit janë mjaft pozitive.

dajsinani

“Super Mario jone është kthyer! Mario Dajsinani është rikthyer në stërvitje të plotë dhe po punon me ritmin e ekipit. Portieri ynë do të jetë gati për sfidat e ardhshme në UEFA Champions League”, shkruajnë kampionët.

Lajm mjaft i rëndësishëm, që tashmë Dajsinani është në dispozicion të trajnerit Nevil Dede. Përpara është ndeshja me Petrokub në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Nga porta në sulm, Egnatia është me alternativa të shumta. Objektiv mbetet vetëm kalimi në turin e dytë.

dajsinani1

PANORAMASPORT.AL