VIDEO/ Çudia që solli eliminimin nga Botërori, si u aktivizua portieri që kishte “frikë”… penalltitë
Dje u prodhua një episod i pazakontë me Australinë në Botëror. Dhe pse portieri Beach po bënte mjaft mirë ndaj Egjiptit, trajneri Popoviç vendosi para penalltive që ta zëvendësonte me Ryan. Kjo zgjedhje nuk rezultoi aspak e duhura, pasi Egjipti i shënoi të gjitha penalltitë pa problem duke u kualifikuar.

Nëse kthehemi katër vite më parë, bën që situata e djeshme të duket shumë e çuditshme. Australia kualifikohej në Botëror vetëm pasi mposhti Perunë në finalen e “play off” përmes penalltive.
Asokohe ishte Ryan që zëvendësohej nga trajneri Arnold, për t’i lënë vendin Reidmaine. Ky i fundit ndikoi që Peruja të humbiste dy penallti. Dhe kështu solli fitoren e madhe.
Ndaj dhe Ryan nuk duket se ishte zgjedhja e duhur për t’u aktivizuar. Sidomos pas paraqitjes së portierit Beach ndaj Egjiptit.
Penalltitë e pritura ndaj Perusë: (VIDEO)
Penalltitë ndaj Egjiptit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













